Josa: Partizani e meritoi fitoren, por Dajës i thash se nuk më pëlqeu goli i toleruar! Murataj: Shënova se jemi profesionistë

Partizani të dielën ia arriti të fitonte supersfidën e javës së 20 kundër Kukësit me rezultatin 1-2, duke shkurtuar në katër pikë diferencën me Vllazninë kryesuese. Pas këtij rezultati, trajneri i të kuqve Ilir Daja, thotë se tani duhet të bëjnë më shumë kujdes, pasi ashtu siç u ngushtua diferenca mund të zgjerohet sërish.

“Besoj se ishte një fitore shumë e merituar, sepse e kemi nisur shumë mirë ndeshjen, ndërsa më tej patëm pak probleme me manovrën. Ne duhet të vazhdojmë të jemi akoma më shumë me kembë në tokë sepse diferencat ashtu siç zvogolëhohen edhe mund të zgjerohen,”-u shpreh Daja.

Sakaq trajneri i Kukësit Mirel Josa shprehet se Partizani e meritoi fitoren, ndërsa nuk është dakord me golin që toleroi Partizani, në kompensim të asaj që bëri Murataj duke mos respektuar ‘fair-playn’.

“Çdo skuadër që fiton, e ka për meritë mendoj unë. Diskutova edhe me Ilir Dajën, trajnerin e Partizanit, të cilit i thash se ekipi i tij nuk duhej ta linte golin në atë formë. Mua personalisht nuk më pëlqeu,”-deklaroi Josa.

Ndërkohë futbollisti i Partizanit Murataj, i cili realizoi golin e dytë, në një kohë kur futbollisti i Kukësit ishte i shtrirë në fushë, thotë se ndjen keqardhje, pasi debutimin me gol te ‘demat’ e mendonte ndryshe.

“Normalisht të shënoja gol është një ndjesi e veçantë, por merak e kam që erdhi nga ai episod ku lojtari i Kukësit ishte i shtrirë. Unë nuk e kam parë gjithsesi dhe ne duhet të bëjmë punën tonë. Duhet të jemi ‘Fair-Play’ në lojë, por unë nuk e kam bërë me atë qëllim për ta shkelur. Rëndësi ka në fund që fituam dhe morëm tre pikët,”-tha Murataj.

Për Çinarin, autorin e golit të parë të Partizanit, diferenca me Vllazninë është e vogël dhe shpejt të kuqtë mund të kapin kreun.

“Unë e kam thënë edhe më parë se Vllaznia nuk është larg me pikë sepse ishte gjysma e sezonit që kishte mbaru, kishte edhe gjysmën. Edhe kur ishte 9 pikë e kam thënë që nuk janë larg sepse tre ndeshje nuk janë asgjë. Ja ku dolën edhe fjalët e mia. Ndeshja pas ndeshje po afrohemi me kreun. Sot jemi katër pikë larg dhe shpresojmë që ta arrijmë Vllazninë

Nëse nuk e fiton Partizani titullin kampion kujt do t’ia uroni?

Normalisht që ekipit tim të zemrës Vllaznisë,”-u shpreh Çinari.

Java e 21 rezervon një përballje shumë të vështirë për Partizanin, që pret Laçin e vendit të katërt me një pikë më pak se të kuqtë.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin