Spartak Braho: Sali Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’, ja provat që do ta fundosin

Spartak Braho: Sali Berisha ka qenë spiun dhe agjent i UDB me pseudonimin ‘Penicilina’, ja provat që do ta fundosin

Spartak Braho

Në kulmin e debateve sa i takon dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, akuzohen në media se kanë qenë bashkëpunëtorë të ish-agjenturës së regjimit komunist, Spartak Braho ka ripublikuar raportin e operativit të Sigurimit, Ali Anadolli: “Ky është personi që e ka rekrutuar Berishën në 1967. Lidhja me UDB nëpërmjet vjehrrit Rexhepit. UDB dhe shërbimi francez e ndihmuan për të marrë pushtetin” .

Akuzat e rënda të ish-deputetit të Partisë Socialiste, njëherësh ish-kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në adresë të ish-kryeministrit Berisha shkojnë përtej politikës, për shkak se zoti Spartak Brahoi ka zbuluar gjatë një interviste për gazetën “SOT”, se kreu i “Foltores” ka qenë spiun i ish-Sigurimit dhe disa agjenturave të huaja si UDB. Sipas ish-deputeti Braho, pseudonimin i Berishës ka qenë “Penicilina”.

– Zoti Braho, vendi po zien nga debati për dosjet e ish-Sigurimit, teksa përflitet se ish-presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë qenë bashkëpunëtorë të regjimit. Ju gjatë këtyre 30 viteve demokraci keni deklaruar se Sali Berisha ka qenë rekrutuar nga shërbimet e huaja sekrete dhe vazhdon të jetë në shërbim. Mirëpo kjo është një akuzë shumë e rëndë për një politikan shqiptar, për më tepër, ish President dhe ish-Kryeministër i vendit dhe një politikan që synon të rikthehet sërish në pushtet. Keni prova për këto akuza

I justifikoj të gjithë ata që duan të dinë më shumë. Unë kam patur rastin të njoh nga afër një pjesë të njerëzve dhe dokumentacionit  që lidhej me këtë dhe kam premtuar se do t’i sjell këto fakte. Por po ju them se nuk kemi të bëjmë me një agjent të thjeshtë. Sali Berisha ka qenë një agjent kalibri, një superagjent pak a shumë, i ngjashëm me Kim Filbin, apo me Esat Toptanin. Një agjent i shumëfishtë. Spiunët kanë një huq, që, pasi firmosin njëherë diku, nuk dinë të tërhiqen, por zhyten thellë e më thellë.

-Zoti Braho, po flasim për një personalitet të shquar politik me ndikim të ndjeshëm edhe sot. Le të flasim me fakte…

Është në etikën tuaj si gazetar ta konsideroni zotin Sali si “një personalitet të shquar politik”.  Unë nuk jam i një mendjeje me ju. Pavarësisht ndikimit të tij, mua nuk më rezulton si i tillë. Ai është një kurban i shërbimeve të fshehta antishqiptare të cilave vazhdon t’u shërbejë edhe sot.  Sali Berisha është një agjent i vërtetuar i UDB -së, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij.

– Dakord, por mund ta faktoni...

Padyshim. Sali Ram Berisha fillimisht është rekrutuar nga Sigurimi Shqiptar dhe ka përzgjedhur pseudonimin “Penicilina”. Unë disponoj dëshmitë me shkrim të ish-operativit të Sigurimit të Shtetit, Ali Anadollit, i cili e ka rekrutuar Saliun si agjent në vitin 1967. Ka rëndësi të theksohet viti, pasi në vitin 1968 Saliu është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar. Në raportin e tij operativi i Sigurimit të Shtetit, shkodrani Ali Anadolli, i cili e ka rekrutuar Saliun fillimisht shkruan se në vitin 1962, Sali Berisha erdhi në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë.

Pasi mbaroi studimet u mbajt në spitalin e Tiranës si mjek kardiolog dhe më vonë si kardiokirurg. Në këtë kohë ai përgatiti dokumentet për t’u futur në Parti. Një vëlla i tij, me emrin Selim, kishte mik kryetarin e Degës së Punëve të Brendshme të Tropojës, Idriz Shehun. Ai i kërkoi Idrizit ta ndihmonte të vëllanë për t’u pranuar në Parti. Idrizi i përgjigjet se në kushtet e Sali Berishës (me probleme në biografinë e familjes), për t’u pranuar në Parti, duhej që edhe ai ta ndihmonte shtetin me shërbime të veçanta, prandaj ai duhej takuar dhe t’i merrej mendimi nëse ishte dakord kështu. Pas takimit me Saliun në Tiranë dhe pasi mori miratimin e tij, i vëllai (i cili sot nuk jeton, pasi ka vdekur nga zemra, dhe që ishte i vetmi person pozitiv në fisin e tyre) u kthye në Tropojë. Pas disa kohesh, bashkë me kryetarin e Degës, u nisën me makinën e tij për në Tiranë dhe u takuan me persona të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët e tërhoqën Saliun në bashkëpunim, me pseudonimin “Penicilina”.

Pas kësaj, iu miratua edhe kërkesa për të hyrë në Parti. Sali Berisha u studiua mire nga sigurimi i shtetit dhe pranimi për rekrutimin e tij lidhej me ambicien e tij te madhe për karrierë. Në atë kohë ishte rregull që dosja e kuadrit që bashkëpunonte me Sigurimin e Shtetit nuk ruhej në Komitetin Ekzekutiv të Rrethit por nga Drejtori në Drejtorinë e Punëve të Brendshme në Ministri. Kur erdhi në pushtet, jo më kot, Sali Berisha e futi në burg ish Drejtorin në Ministri, Zef Loka, një burrë i ndershëm që e kishte ndihmuar shumë Sali Berishën në zgjidhjen e çdo problemi familjar.

– Sa të vërteta janë gjithë këto që thotë ky operativ i ish-Sigurimit të Shtetit? Dhe si keni arritur në përfundimin që është rekrutuar nga UDB apo shërbime të tjera?

Ky operativ flet me data dhe fakte konkrete. Na paraqet një raport me shkrim normal për punën e tij. I takon Sali Berishës t’i përgënjeshtrojë po qese ka fakte që t’i mohojë këto. Por unë jam i bindur që ai nuk do ta bëjë këtë. Le t’i rikthehemi historisë. Gjatë kësaj kohe (para viteve ’90 pra ), Sali Berisha  zbatonte me përpikmëri mësimet e PPSH, deri sa u bë sekretar i organizatës së PPSH të spitalit. Në këtë kohë filluan t’i shfaqen simptomat e një sëmundjeje psikike. Për shkak të kësaj sëmundjeje ai është dërguar nga Partia për mjekim në Austri. Sëmundja mbikëqyrej dhe kurohej nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu. Ylvi Vehbiu, me ardhjen e Berishës në pushtet, u largua pa u ndjerë për në SHBA pasi, siç u tha disa shokëve, duke e ditur sëmundjen e Sali Berishës, do të bëhej kurbani i tij i parë.

“Mjerë Shqipëria!” u shpreh Ylviu. Sali Berisha bëri çmos për ta gjetur. Në kohën kur Partia merrte nisma për të ndihmuar zonat veriore me mjekë, në një mbledhje të zhvilluar me kolektivin e spitalit, Sekretari i Partisë, Ilir Gjylbegu, kërkoi që kandidatura e Ylviut të mos përfshihej në transferim. Kur u kërkuan sqarime për shkakun e këtij rekomandimi, Iliri shpjegoi se Ylviu duhej të qëndronte pasi nuk kishte se kush të mbikëqyrte Sali Berishën në sëmundjen e tij. Ky “sqarim”, i kushtoi shumë pas 25 vjetësh Gjylbegut, kur Sali Berisha u bë kryetar i PD dhe President i vendit. Presidenti e largoi Gjylbegun nga profesioni për 3 vjet dhe u desh ndërhyrja e miqve që ky mjek, specialisti më i mirë në Shqipëri për profesionin e tij, të rikthehej në punë. Për pjesën e dytë të pyetjes suaj, Sali Ram Berisha martohet me Liri Rexhep Ramën.

Rexhepin, mbas çlirimit të vendit, bashkë me disa studentë të tjerë i dërguan për studime në Jugosllavi, në Institutin e Fizkulturës. Kur u prishën marrëdhëniet me ish Jugosllavinë, të gjithë studentët u kthyen menjëherë në Shqipëri, ndërsa Rexhepi është kthyer pas disa vjetësh. Në Jugosllavi, vjehrri i Sali Berishës, Rexhepi, u tërhoq në bashkëpunim nga UDB-ja. Për këtë ndikoi fakti se motra e Milicës (e shoqja e Rexhepit, tezja e Lirisë dhe  vjehrra e ardhshme e Saliut ), ka qenë gjatë luftës oficere e OZNA-s (paraardhësja e UDB-së) dhe pas çlirimit të Jugosllavisë, kolonele e UDB-së, mbështetëse e Rankoviçit dhe e operacioneve të tij për shfarosjen e shqiptarëve. Djali i saj (djali i tezes së Lirisë), gjatë luftës në Bosnje, ishte këshilltar ekonomik i Millosheviçit.

– Zoti Braho, gjatë bisedës sonë përpara intervistës, e krahasuat Berishën me Esat Pashën. M’u duk i ekzagjeruar krahasimi…

Dosja e Saliut për veprat e tij antishqiptare është shumë më e zezë se sa ajo e Esatit. Mua më duket sikur Esatin po e bëj më të zi se ç’është duke e krahasuar me Saliun. Esati nuk pati kohë t’i realizonte planet e tij, sepse e vrau Avni Rustemi në Paris. Ndërsa ky Esati modern me emrin Sali erdhi në pushtet, në majat më të larta dhe për tridhjetë vjet me radhë nuk ka të ndalur…

-Me mbështetjen e UDB...

Natyrisht. Edhe me mbështetje te shërbimeve të tjera agjenturore, ku dallon ai francez…

Heshtja e tij tregon që ai nuk është në gjendje t’i kundërshtojë këto. Do të dalin një ditë dokumentet autentike të bashkëpunimit me agjenturat e huaja si një superagjent. Por, shikoni aktet antikombëtare të këtij njeriu. Lexoni librin “Çështja shqiptare – riformësimi i Ballkanit” të autorëve anglezë James Pettifer dhe Miranda Vickers.

– Këto akuza i janë përmendur pjesë-pjesë zotit Berisha, por ai nuk ka reaguar asnjëherë…

Ata thonë se gjatë kohës së studimeve në Francë, (vitet 70), Sali Berisha ka dekonspiruar te shërbimi fshehtë francez rrjetin e agjentëve shqiptarë të zbulimit, emrat e të cilëve i janë përcjellë me siguri UDB-së. Por akti më i poshtër i këtij njeriu ndodhi kur Berisha mori pushtetin dhe sabotoi luftën e UÇK-së. Shikoni se çfarë shkruajnë autorët anglezë në faqet 156-157 të këtij libri: “Hapat e parë në këtë drejtim u hodhën në vitin 1991 kur një grup prej 54 kosovarësh filluan përgatitjen ushtarake në akademinë e Tiranës. Sapo kryeqytetet perëndimore morën njoftim për këto zhvillime, qeveria e Partisë Demokratike u vu nën një presion të madh, sidomos nga qeveria angleze, për t’i mbyllur këto kampe përgatitjeje dhe për të arrestuar personelin më të rëndësishëm. Mund të pohohet se qeveria e Partisë Demokratike e tradhtoi kombin duke iu nënshtruar këtyre presioneve dhe duke vepruar kundër UÇK-së së sapolindur.

Qeveria e Partisë Demokratike nuk i respektoi të drejtat njerëzore të veprimtarëve kosovarë kur ajo ishte në pushtet. Themeluesi i UÇK-së, Adem Jashari, i cili do të martirizohej në mars të 1998-ës në Prekaz të Drenicës (në Kosovën qendrore), ndërsa krejt familja e tij do të shndërrohej në një legjendë që në ditët e para të luftës së Kosovës, ishte arrestuar dhe burgosur në Tiranë në vitin 1993. Zëdhënësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u burgos më 1996 dhe më vonë i shpëtoi për fije vdekjes kur shoku i tij i dhomës, gazetari Hysni Vulaj u vra nga një grup kriminelësh me pagesë. Zahir Pajaziti, komandanti karizmatik i grupit të Llapit, i cili u vra nga policia serbe më 1997, ishte arrestuar nga qeveria e Berishës më 1995.”

Jasharët dhe Hashim Thaçi i dinë mirë këto veprime ndaj tyre.” Pikërisht në këtë kohë qeveria e Berishës thyente embargon e OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë dhe furnizonte me naftë makinerinë e luftës të Millosheviçit. Sali Berisha ngriti edhe shoqërinë “Shqiponja” pranë PD-së, të cilën e administronte Tritan Shehu. Më vonë ishte Sali Berisha që i bënte thirrje delegacionit kosovar në Rambuje që të mos e firmoste marrëveshjen që çoi në çlirimin e Kosovës. Jam ne dijeni të deklasifikimit të mjaft dokumenteve të UDB të cilat do të na njohin me fakte të tjera. Duhet patur parasysh edhe se dokumentacioni agjenturor i Sali Berishës që arshivohej në SHIK, me urdhër te Gazidedes u asgjësua, po njerëzit që janë marrë me kundërzbulimin janë akoma gjallë dhe disponojnë dokumente autentike.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taku prej sapllaki: 05/08/2022 00:32

    Po ti ore legen pse vendose te flasesh ne 2022 kur i dije keto fakte me siguri

    Përgjigju
  • noku: 04/08/2022 21:44

    ky eshte i semure mendor qe trillon me imagjinaten e vet dhe mendon se te gjithe e degjojne brockullat e veta

    Përgjigju
  • Mata H: 04/08/2022 16:20

    Mund te kete ndodhur diçka aty ketu siç thote Taku, por njeriu nuk lind i ditur, e ndoshta keto pislleqe qe ke kuptuar e kane bere Berishen ultranacionalist Shqiptar

    Përgjigju
  • 007: 04/08/2022 16:12

    Aaa,Taku,je i vonuar,sepse Shqiperia eshte hapur dhe shqiptaret analizojne me thelle: Ti prezumon qe anetari i PPSH-se Berisha u be spijun !?!? Po pse? Kur dihet qe tere komunistet dhe antikomunistet ishin kuklla Anglo-Amerikane. Lufta e dyte boterore u fitua nga Anglo-Amerikanet, bota Sovjetike ishte estrade tragji-komike me regji Hebraike. Bota kishte nje fitues, pa kundershtare, pra Taku dilni ne pencion se na meruat o tu mbyllte...

    Përgjigju
  • Taku: 03/08/2022 19:10

    Shoku Taku! Thuaj shokeve te sigurimit qe UDB ne 67 ishte bythe e breke me CIA dhe jo sherbimin francez. Francezet kishin sektorin e artit duke rekrutuar shokun Kadare qe e kishin projektuar per udheheqje Por ay ua dhjeu. Dhe fitoi kandidatura Sali e dyshes UDB-CIA. Francezet kishin sukses me artin sic Kadarene apo Ramen. Por kur behen spiune te mire ua rremben CIA. Sic me Ilirin apo sikur se di ti. Tani qe ua dhjeu kalin CIA su vjen mire. Lajmi sot eshte qe PPSH ose sot PS+PD rekrutoi dynjane ne Shqiperi. Kurse CIA me shoqe rekrutoi gjithe kuadrin tuaj te ri. Madje edhe Lulin e vocerr.....

    Përgjigju
  • erion: 03/08/2022 17:59

    po te vjen laku, shoku taku

    Përgjigju
  • Arbërori: 03/08/2022 17:01

    A ka ndoj biografi ky Spartak Braho që i dikta të gjitha për të tjerët, e vet antar i partis (së punës) socialisten !

    Përgjigju
    • Lala: 04/08/2022 23:35

      Arberush po Isha un shqipfoles ushtarak shqiptar llogarite CA je ti QE fjalorin e ke gjys Serb xerek gjermanish e Pak fare shqip.ty Kam qef me te kthy pergjigje per te vetmin dakt se I bie fyllit me nje vrim.ne flasim per liken QE bodhi florin to shkrun per ramen.ne flasim per Salen QE I dha naft milloshevicit QE tjundigjte juve Andej to prap me ramen.ne flasim per Salen QE na bodhi na vrau na futi ne luft civile ti prap me ramen.ndrroje kaseten se e dim QE Rama esht mut aama para ketyre te dyve esht kak esht e keqija me e vogel.meqe qeke kaq I squt na jep ti noi Emer patrioti ta bejm kryeminister.vashdo na thuaj nji o gernet e prishur

    • Arbërori: 04/08/2022 10:00

      O Lala, ti me të vertet na qenka dylber e beter e nuk di se qfar të the , mua nuk më intereson as sala as iliri e më së paku Edvin shkjau shqipfolës…! Dëshira ime ështé që vendin tim ta udhëheq një patriot i vertet, por ja se nuk kemi një të till sepse të gjithë janë Lala-rusha shqipfolës ashtu sikur ti

    • Lala: 03/08/2022 17:37

      Nga partia e Pune's Ka ngel vet Sali BERISHA gjall o dylber .e din te gjith se kush esht sala ne SHQIPERI se I kemi vujt ne kurriz ato QE I Ka bo shqiptareve

  • ilir: 03/08/2022 14:34

    ai ka ndimuar serbet me nafte kete e di dhe nje 5 vjec po ta pyseseh , na ka cnderuar nderi pisi

    Përgjigju
  • Yp nd: 03/08/2022 13:59

    Nje pjese e madhe e shqiptareve nuk e njohin Sali Berishen ose myllin syte perpara tij,por mas Hitlerit ky ashte njeriu ma I lig i kombit shqiptare.

    Përgjigju
  • ylberu89: 03/08/2022 13:55

    Sali Berisha është ndër ish-pushtetarët rrallë në Evropë, ndoshta i vetmi, i cili herë pas here rrëfen me një ndjesi mburrje disa nga krimet e tij, duke sfiduar në mënyrë të paprecedentë prokurorinë dhe prej një viti SPAK-un. Përpos dezinformimit, shpifjeve dhe kërcënimeve të përditshme në adresë të kundërshtarëve politikë, Sali Berisha ka pranuar publikisht se është organizatori i disa prej ngjarjeve më të rënda që kanë shënuar pluralizmin shqiptar dhe për të cilat Kodi Penal parashikon deri në burgim të përjetshëm. Nëse zakonisht politikanët mohojnë dhe shfajësohen për akuzat që u bëhen, me Berishën ndodh e kundërta, pranon me krenari, duke i atribuuar vetes krime të ndryshme. Në çdo vend normal të Evropës, kur një pushtetar apo ish-pushtetar pranon hapur kryerjen e një krimi, do të shoqërohej dhe merrej nën hetim sapo të dilte nga studioja televizive. Në Shqipëri, Sali Berisha, vijon të befasojë duke pranuar publikisht krime të reja, pa u shqetësuar nga veprimi i drejtësisë. Po cila janë ngjarjet rënda, për të cilat Berisha ka deklaruar se është autor i tyre?!

    Përgjigju
    • PPSH: 03/08/2022 19:12

      Te qenurit krijese e PPSH dhe spiun i CIA eshte krimi me i madh i Saliut qe nuk ka guxim te tregoje. Sikunder gjithe te tjereve ku kulmin padyshim e kane kapur me Ramen!

  • XXX: 03/08/2022 13:33

    Shpejt u kujtove o baba Taku.

    Përgjigju
  • Sala 1: 03/08/2022 13:10

    krimineli me i madh i shqiperise eshte akoma ne politike pas gjithe atyre masakrave qe ka bere , banditi

    Përgjigju
  • ALBAN: 03/08/2022 13:09

    në vitin 1968 Saliu është pranuar anëtar i PPSH-së për devotshmërinë e lartë që ka treguar. nese ka pasardhes te enverit ne shqiperi ja ku eshte dhe kete e di gjith shqiperia

    Përgjigju
  • arjan: 03/08/2022 13:04

    shpresojm qe keto faktet te dalin sa me pare ne drit e sala te futet nburg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë