Jose Mourinho: Blerja e Neymar
është diçka e pamundu

Jose Mourinho: Blerja e Neymar<br />është diçka e pamundu
Trajneri i "Djajve të Kuq", Jose Mourinho, ka hedhur poshtë një mundësi transferimi të Neymar drejt "Old Trafford", duke deklaruar se blerja yllit brazilian të Barcelonës është diçka e pamundur.
 
"Unë gjithmon përpiqem të jem real në objektivat e mia dhe ato që klubi mund të më plotësoj dhe një transferim i Neymar drejt United është diçka e pamundur. Një skuadër si Barcelona nuk mund dhe nuk do të lejojë të humbasi një lojtar si Neymar", është shprehur Mourinho në një intervistë për ESPN.
 
Braziliani ka qenë regullisht i lidhur nga mediat me një kalim të mundshëm në "Old Trafford", ku sipas raportimeve të mediave sportive, gjigandët e "Premier League" janë duke planifkuar një ofertë shumë të madhe për merkaton e verës.
 
"Neymar do të jetë lojtari i madh i Barcelonës pas Messit dhe të përpiqesh për të marrë firmën e tij është njësoj si të arrish të hysh në një kasafortë. E pamundur!", tha Mourinho.
 
Ndërkohë 25-vjeçari gjatë këtij sezoni ka arritur të shënojë vetëm 14 gola, duke shënuar kështu numrin më të ulët të golave që prej sezonit 2013-2014, kohë në të cilën ai veshi fanellën e skuadrës katalanase.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve