Fitorja e Benficas 2-0 ndaj Napolit në Champions League, i dha një shtysë më shumë Jose Mourinhos të bënte shaka, duke ofruar një nga shfaqjet e tij karakteristike për mediet.
Ylli i shfaqjes, përtej rezultatit, ishte marrëdhënia e tij e veçantë me Scott McTominay, mesfushorin skocez të Napolit të cilin vetë 'Special One' e zbuloi gjatë kohës së tij te Manchester United.
I kapur nga gazetarët me një çantë në dorë, Mourinho zbuloi përmbajtjen e saj me ironinë e tij të zakonshme therëse, duke kujtuar vendimet e guximshme që mori në 'Old Trafford'.
Gazetari: "Vura re se keni një çantë. A është një dhuratë për ne?"
Mourinho: "Është për mua."
Gazetari: "Çfarë është?"
Mourinho: "Është fanella e McTominay. I dhashë debutimin, e lashë Pogbanë në stol për të... Të paktën gjë që mund të bënte ishte të më jepte fanellën e tij!"
Mourinho më pas analizoi gjendjen shpirtërore të skocezit pas fishkëllimës së fundit, duke lavdëruar mentalitetin e tij: "McTominay ishte i trishtuar sepse humbi. Ky është Scott, kjo është natyra e lojtarëve fitues. Ai bisedoi me mua për pesë minuta, por ishte i trishtuar."
Portugezi, megjithatë, i siguroi të gjithë për përshtatjen e lojtarit në Itali: "Ai është shumë i lumtur te Napoli, po kalon një kohë të mrekullueshme. Ai fitoi çmimin për lojtarin më të mirë të huaj dhe kjo është fantastike. Ne kemi një lidhje të fortë, kur të jetë 70 vjeç, ai do të më kujtojë ende", tha Mourinho, trajneri i Benficas.
Journo: “I noticed you have a bag. Is it a present to one of the journalists?”
— Sacha Pisani (@Sachk0) December 11, 2025
Mourinho: “The bag is mine”
Journo: “What is it?”
Mourinho: “It's McTominay's shirt. I put him in, I benched Pogba for him. The least he could do was give me his shirt”
?pic.twitter.com/dPoF0233h7
Komente









