Jose Mourinho “kriset” me Rooney:
“Wayne,mund të largohesh”

Jose Mourinho i hap dyert e largimit nga Manchester United sulmuesit Wayne Rooney. Marrëdhënia mes trajnerit dhe lojtarit vijon të jetë ende e nderë pasi Rooney nuk është titullar në ndeshjet e fundit dhe nuk do të jetë.

Sulmuesi pas kësaj situate të krijuar po mendon për të ardhmen e tij dhe sipas mediave britanike Mourinho i ka bërë me dije Rooney se mund të largohet.
 
“Wayne,mund të largohesh” titullon Sun Sport në faqe të parë duke e bërë më evidente distancën e krijuar mes 31-vjeçarit dhe trajnerit portugez.

Mourinho i ka thënë Rooney se nuk mund t’i sigurojë një vend në formacionin titullar. Në këtë mënyrë pas 12 vitesh në “Old Traford” ,532 ndeshjesh dhe 246 golash të shënuar Rooney mund të largohet nga United.

E ardhmja e Wayne Rooney mund të jetë në Amerikë apo Kinë.

Redaksia Online 
(M.Ç/shqiptarja.com)

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie

Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie