Joshua mbetet kampion bote, mposht Parker pas 12 raundeve

Joshua mbetet kampion bote, mposht Parker pas 12 raundeve

Boksieri britanik Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua mundi me vendim unanim të gjyqtarëve neo-zelandezin Joseph Parker, duke mbetur kështu kampion bote në peshat e rënda në kategoritë IBF, WBA, tituj që i kishte vetë edhe më parë, duke i rrëmbyer rivalit titullin e kategorisë WBO. Kjo sfidë mes dy boksierëve të pamposhtur deri para këtij dueli nuk ishte shumë spektakolare, një duel taktik, ku boksierët zbatuan planet që kishin përgatitur.

Një duel me 12 raunde zhvilluar në Kardif, ku Joshua u tregua më agresiv, duke korrur suskesin e 21-të në karrierë në po kaq sfida të zhvilluara (20 fitore i ka me KO). Tri raundet e para janë të qetë, pa shumë emocione, ku boksierët më së shumti studiojnë njëri-tjetrin dhe mungojnë grushtet e fortë, por gradualisht sfida nis të bëhet më spektakolare, me britanikun që nis të godasë rivalin në fytyrë dhe ka një epërsi të lehtë.

Raundi i gjashtë është mjaft i bukur, Parker vë në vështirësi Joshua dhe nis të rikuperojë në pikëzim, duke e bërë duelin edhe më tërheqës. Por në raundin e 10-të Parker pëson një të çarë në vetullën e majtë nga grushtet e Joshua, që ruan një avantazh të lehtë. Britaniku ruan avantazhin deri në fund, duke e merituar fitoren, ndërsa Parker pëson humbjen e parë në karrierën e tij pas 24 fitoresh.

Dy nga gjyqtarët dhanë pikëzimin 118-110, ndërsa njëri prej tyre 119-109, të tri në favor të Joshua, që për herë të parë zhvillon një duel deri në raundin në e 12-të. Britaniku u shpreh pas duelit se është gati për sfidën me Wilder, kampionin e kategorisë WBC, por për të çdo sfidë është një biznes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?