E pranishme në një pritje, i cila organizohej nën kujdesin e saj, Jozefina Topalli është shfaqur shumë e inatosur (nuk dihet përse), madje nuk ka menduar aspak për delikatesën që reflekton, por ka nxjerrë një fytyrë inatçore në publik, aq sa i ka lënë pa gojë të gjithë të pranishmit.
Rreth saj kanë qenë bashkëshorti, ministri Aldo Bumçi, e drejtori i Teatrit të Operas dhe Baletit Zhani Ciko. Ta ketë pasur me këtë të fundit? Brenda pak minutash, sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ajo është qetësuar madje ka përshëndetur me dashamirësi të gjithë të pranishmit me një buzëqeshje.