TIRANË- Në fletën e votimit në 25 prillit do të jetë edhe partia " Lëvizja për Ndryshim" e themeluar nga ish- kryeparlamentarja Jozefina Topalli.  Gjykata e Tiranës ka regjistruar këtë forcë të re politike, e dyta pas partisë të Mylsim Murrizit "Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Selia e kësaj partie do të jetë në Tiranë në rrugën 'Lidhja e Prizrenit' me iniciale 'LN'. Topalli duket se nuk është shkëputur totalisht në PD, ky dy ngjyrat bazë të kësaj partie, bardh e blu i ka shkrirë edhe në simbolin e partisë, por në ndryshim ka shtuar edhe ngjyrën portokalli. Vizualisht simboli i kësaj partie nuk është bërë publik ende, por në dokumentin e regjistruar në gjykatë është e përshkruar me detaje. Në total, kësaj partie i janë bashkuar 5199 qytetarë shqiptarë.

"Simboli i partisë përbëhet nga emri 'Lëvizja për ndryshim' me ngjyrë blu/bardhë në sfond dhe gërmat bardhë/blu dhe portokalli. Brenda simbolit është dhe adresa ëeb (ëëë.ndryshimi.im). Numri i anëtarëve të saj është 5199 shtetas shqiptarë", thuhet në dokument.

Partinë 'Lëvizja për Ndryshim', Topalli e ka quajtur si një lëvizje proteste kundër klasës politike aktuale dhe treshes Rama-Basha-Meta. Në intervistën ekskluzive që ka dhënë më herët për Report Tv, Topalli ka zbuluar se do të kandidojë në Tiranë, ndonëse me ligjin e rij, kryetarit të partisë i lejohet të kandidojë në katër qarqe.

Dokumenti i regjistrimit në Gjykatë të partisë së re të Jozefina Topallit