Jozefina Topalli zgjedh qytetin
e lindjes për pushime

Jozefina Topalli zgjedh qytetin<br />e lindjes për pushime
Ish-Kryeparlamentarja e Parlamentit Shqiptar, Jozefina Topalli po shijon pushimet në qytetin e saj të lindjes, në Shkodër.

Jozefina ka përshkuar të gjithë hidrografinë e qytetit përbri liqeneve, lumenjve, luginave, detin dhe më pas malin për të mbërritur në zemrën e Shkodrës, Kalanë e Rozafës.



Ajo ka ndarë me miqtë në rrjetin social “Facebook” foto nga pushimet e qeta familjare.



“Shkodren e ka bere Zoti te Bukuren e Dheut! Brenda nje ore shkon nga mali ne det, duke kaluar edhe anes liqenit ,disa lumenjve, luginave ...e Kalase se Rozafes!!!, shkruan Topalli mbi fotot e bëra publike.

Ndërsa në një foto tjetër po bën ecje me vajzën Megin, dy mbesat Iris dhe Angela dhe qenin e tyre.



“Me Megin dhe (dy mbesat) Iris e Angela...ne mal !”, shkruan duke shoqëruar me këto fjalë panoramën familjare në natyre.

Mes natyrës dhe gjelbërimit Jozefina shihet e veshur me kostum sportiv të zi dhe atlete bashkë me vajzën Megin.



Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)

37/4
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në 

Përmbytjet në Bosnje, vijojnë kërkimet për 40 të zhdukur! Kroacia ofron 10 milionë euro për ndihmë urgjente! Në