Ju bezdis zhurma që bëjnë të
tjerët kur hanë?Ja nga se vuani

Ju bezdis zhurma që bëjnë të<br />tjerët kur hanë?Ja nga se vuani
Nëse keni mundur të dëgjoni një frymëmarrje gjatë sekondave të heshtjes në kinema, apo zhurmën e dikujt gjatë ngrënies dhe jeni acaruar, nuk jeni vetëm.
 
Ju jeni një nga shumë njerëzit që vuani nga një lloj anomalie e mirëfilltë e trurit e quajtur “misophonia”.
 
Misophonia është një çrregullim që e kanë ata persona të cilët urrejnë tingujt e të ngrënit, përtypjes,  apo frymëmarrjes.
 
Gjatë viteve shkencëtarët kanë qenë skeptikë nëse kjo “urrejtje” duhet të quhet një sëmundje e vërtetë mjekësore apo jo, por sipas një hulumtimi nga një ekip në Universitetin Neëcastle të Britanisë së Madhe.
 
Shkencëtarët kanë zbuluar nga imazhet e trurit se tek njerëzit që kanë këtë bezdi ka një anomali në mekanizmit e tyre të kontrollit emocional.
 
Studiuesit zbuluan se te vuajtësit e “misophonia” tingujt shkaktojnë një shpeshtim të rrahjeve të zemrës dhe djersitje.
 
Tingujt e përdorur për eksperimentin ishin shiu, kafeja gjatë zierjes, uji që vlonte, një fëmijë duke qarë, zhurma e të ngrënit, etj.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Goli vendimtar në shtesë, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi

Goli vendimtar në shtesë, Mirlind Daku në formacionin e javës në Rusi