Një javë pas sulmit terrorist që tronditi Zelandën e Re, ku 50 persona u qëlluan me armë për vdekje teksa po faleshin në një xhami, në rrjetet sociale kryeministrja e vendit ka marrë mesazhe kërcënuese. Sipas mediave vendase mesazhet ishin të shoqëruara me foto armësh mbi të cilat shkruhej: Ju e keni radhën.
Jancinda Ardern ka denoncuar menjëherë kërcënimet në polici, ndërsa janë mbyllur nga autoritetet dhjetëra llogari Twitter-i, nga të cilat erdhën kërcënimet. Mediat gjithashtu thotë se mesazhet kishin edhe përmbajte urrejtjeje anti-islamike. 28-vjeçari Brenton Tarrant qëlloi me armë në xhamitë Al Noor dhe Linwood në Christchurch, duke shkaktuar njërën prej masakrave më të mëdha që ka përjetuar vendi.
Komento