Pas Japonisë, edhe Zelanda e Re ka marrë një biletë për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit 2026. Eventi prestigjoz do zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa tre vendet organizatore e kanë tanimë një biletë. Kështu numri i kombëtareve që deri tani janë kualifikuar shkon në pesë.
Zelanda e Re u kualifikua pasi mposhti Kaledoninë e Re 3-0 (0-0 në pjesën e parë) në finalen e zonës së Oqeanisë në Auckland. Zelanda e Re do të marrë pjesë në Botërorin e tyre të tretë pas vitit 1982 (tre humbje) dhe 2010 (tre barazime).
Kupa e Botës 2026 do të organizohet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe në të do jenë 48 skuadra që do kërkojnë trofeun.

Komente

