Ju gjetën 15 armë tek karburanti, biznesmeni lirohet kundrejt garancisë 50 milion lekë në gjykatë

Ju gjetën 15 armë tek karburanti, biznesmeni lirohet kundrejt garancisë 50 milion lekë në gjykatë

Ilir Beko, biznesmeni i shpallur në kërkim për 15 armët moderne që u sekuestruan në një magazinë pranë një karburanti në Papër të Elbasanit, është liruar nga gjykata. Beko u vetëdorëzua tre ditë më parë në policinë e Elbasnit, pasi kishte mbi 1 muaj që qëndronte i fshehur.

Biznesmeni ka dalë dje para gjykatës së Elbasanit, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me armatimin e gjetur nga policia në pronën e tij, duke shtuar se ata armë duhet ti ketë lënë dikush tjetër në magazinën e braktisur.

Për të përforcuar alibinë e tij, Beko nëpërmjet avokatit të tij i tha gjykatës se vinte në dispozicion 50 milion lekë të vjetra, si garanci pasurore në këmbim të lirimit nga qelia. Nga ana tjetër prokuroria e Elbasanit kundërshtoi kërkesat e avokatëve mbrojtës duke i kërkuar trupit gjykues që të caktonte masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin Ilir Beko.

Por kjo kërkesë u kundërshtua nga avokati mbrojtës i cili pohoi se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me armatimin e gjetur në magazinë. Sipas mbrojtjes asnjë nga armët nuk ka të fiksuara gjurmë të gishtave të Ilir Beko, gjë e cila sipas tij tregon se ato nuk janë transportuar dhe strehuar nga Beko.

Nisur nga këto rrethana trupi gjykues ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në lirim të plotë të Bekos, kundrejt garancisë pasurore prej 50 milion lekë të vjetra. 15 armët moderne të sekuestrura në Papër të Elbasanit i përkasin kalibrave të ndryshëm. Zbulimi i tyre ndodhi vetëm një ditë pasi ju bë atentat dy vëllezërve Klevi dhe Aldo Baho në Papër të Elbasanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Derrat e drejtesise: 29/08/2019 13:04

    Lirojini te gjithe pa merak se kusurin e heqin qytetaret e thjeshte. Prandaj ky vend kthehet ne Kabul sepse horri e blen lirine me para te pista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja