Sot Jubileu Platinum, mbretëresha Elizabeth 70 vite në fron

Sot Jubileu Platinum, mbretëresha Elizabeth 70 vite në fron

Mbretëresha Elizabeth II, së bashku me Dukeshën e Kembrixhit, Princin William dhe fëmijët e tyre, në ballkonin e Buckingham Place, e enjte, 2 qershor 2022

Mbretëresha Elizabeth II u shfaq në ballkonin e Pallatit Buckingham ditën e djeshme, duke tërhequr vëmendjen e shumë vetave  që erdhën për t'u bashkuar me të në fillimin e katër ditëve të festimeve të 70 vjetorit të saj në fron.

Për shkak të lodhjes dhe problemeve të shëndetit pallati Buckingham njoftoi të enjten vonë se mbretëresha nuk do të merrte pjesë në shërbimin jubilar të falënderimeve në Katedralen e Shën Palit.

Mbretëresha ka pasur probleme me lëvizjen gjatë muajve të fundit dhe ka munguar në shumë ngjarje publike, por Elizabeth mori pjesë të enjten mbrëma në ndezjen e një zinxhiri fenerësh ceremonialë në Kështjellën Windsor siç ishte planifikuar. 

Teksa ditën e sotme po zhvillohet  shërbimi jubilar i falënderimeve të Mbretëreshës, tre ushtarëve u ka rënë të fikët teksa qëndronin në roje jashtë Katedrales së Shën Palit.

Incidenti ndodhi pak para se Princi Charles, i cili përfaqëson zyrtarisht Mbretëreshën sot, të mbërrinte në katedrale për ceremoninë speciale për të nisur festimet e Jubileut të Platinit të Madhërisë së Saj.

Ata që ishin në detyrë ruajtën profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre, ndërsa tre ushtarët u ndihmuan të ngriheshin në këmbë.

Me temperaturat prej rreth 20 gradë Celsius sot në Londër, qëndrimi për orë të tëra në vapë dhe uniforma të plota ushtarake, shkaktoi ndikimin e rojeve, të dy nga regjimente të ndryshme, të cilët u inspektuan dhe u kontrolluan.

Sipas Dailymail, ushtari i pare, një anëtar i Regjimentit të RAF,  u largua nga Shën Pali për t’u rikuperuar nga dy ushtarë të tjerë, ndërsa i dyti një anëtar i artilerisë mbretërore kanadeze, vazhdoi të rrinte roje në shkallët e Katedrales.

Ndërkohë, ushtari i tretë, një anëtar i rojes së Mbretëreshës, iu desh të mbështetej në një mur përpara se të dërgohej te një ndihmës mjek.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Harry dhe Meghan kanë udhëhequr mbërritjet në Katedralen e Shën Palit, pasi u bashkuan me qindra politikanë dhe personalitete në mbështetje të Mbretëreshës dhe familjes së gjerë mbretërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Jubileu i Mbretëreshës Elizabeth, 3 ushtarëve u bie të fikët teksa qëndronin jashtë Katedrales

Teksa ditën e sotme po zhvillohet  shërbimi jubilar i falënderimeve të Mbretëreshës, tre ushtarëve u ka rënë të fikët teksa qëndronin në roje jashtë Katedrales së Shën Palit.

Incidenti ndodhi pak para se Princi Charles, i cili përfaqëson zyrtarisht Mbretëreshën sot, të mbërrinte në katedrale për ceremoninë speciale për të nisur festimet e Jubileut të Platinit të Madhërisë së Saj.

Ata që ishin në detyrë ruajtën profesionalizmin dhe gjakftohtësinë e tyre, ndërsa tre ushtarët u ndihmuan të ngriheshin në këmbë.

Me temperaturat prej rreth 20 gradë Celsius sot në Londër, qëndrimi për orë të tëra në vapë dhe uniforma të plota ushtarake, shkaktoi ndikimin e rojeve, të dy nga regjimente të ndryshme, të cilët u inspektuan dhe u kontrolluan.

Sipas Dailymali, ushtari i pare, një anëtar i Regjimentit të RAF,  u largua nga Shën Pali për t’u rikuperuar nga dy ushtarë të tjerë, ndërsa i dyti një anëtar i artilerisë mbretërore kanadeze, vazhdoi të rrinte roje në shkallët e Katedrales.

Ndërkohë, ushtari i tretë, një anëtar i rojes së Mbretëreshës, iu desh të mbështetej në një mur përpara se të dërgohej te një ndihmës mjek.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, Princi Harry dhe Meghan kanë udhëhequr mbërritjet në Katedralen e Shën Palit, pasi u bashkuan me qindra politikanë dhe personalitete në mbështetje të Mbretëreshës dhe familjes së gjerë mbretërore.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë