Post by Julian Deda.
Juli ka nominuar për të kaluar provën e “kovës me akull” babain e tij, Zef Dedën, ambasadorin Amerikan Alexandër Arvizu dhe deputetët Tom Doshi dhe Gert Bogdani. Por në fund kur të gjithë prisnin procesin e lagies, nga kova e Julit ka rënë vetëm një kub akulli. Megjithatë aktori i humorit e ka bërë reagimin e tij njësoj sikur të ishte lagur vërtetë.
Ndërkohë që me të njëjtin sens humori e ka realizuar sprovën e ujit me akull edhe aktori i Portokallisë Besart Kallaku. I veshur me mjetet e një zhytësi dhe komardare Besi ka prezantuar nominimet e tij të cilat kanë qenë Lefter Koka, Taulant Balla dhe deputeti Nard Ndoka të cilin, aktori e ka quajtur “legjendë”. Në përfundim të nominimeve, Besit i është hedhur vetëm një gotë ujë. I ndjerë në “faj” aktori i Portokallisë e ka përmbushur vetë sprovën e “Ice Bucket Challenge”duke u hedhur në pishinë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)