/ATSH/- Këngëtari më famë botërore  Julio Iglesias duke shprehur trishtimin për ngjarjet  e ndodhura të  premten në mbrëmjë në Paris, shkruante sot  në faqen e tij në Facebook, "Franca ime e  dashur, Parisi im i dashur, ndihem i trishtuar, shumë i trishtuar për ngjarjet e  orëve te fundit . Jeta me të gjitha të mirat që ka, jo rrallë herë  na mbush me trishtim dhe padrejtësi. Dhe nuk ka padrejtësi më të madhe se humbja e kaq shumë jetëve në ngjarje të tilla që nuk mund të harrohen kurrë . Ato  mbetën gjurmë përgjithnjë ne shpirt.
Për gjithnjë do ta kem dashurinë për Francën dhe njerëzit e  saj".