Julka : Në Top Fest me “dashurinë e vjetër”

Julka : Në Top Fest me “dashurinë e vjetër”
Zëri i saj i veçantë dhe karakteristik, i kishte munguar për 6 vjet skenës shqiptare. Është fjala për këngëtaren simpatike Julka, e cila pak ditë më parë ju ka dhuruar fansave të saj një këngë te re. “Për mua je dashuri”, një këngë e rrymës pop dance, me të cilën këngëtarja është prezantuar në Top Fest, dhe që mban e vulën e dy producentëve të njohur Flori Mumajesit dhe Andy Gramm. Ndonëse ka bërë “mungesa” në skenë, Julka një vit më parë solli në jetë vogëlushin e saj Ian. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Julka na rrëfen për projektet e saj muzikore, jetën përkrahë Andit dhe Ianit, si dhe angazhimin e saj të përditshëm në radio “Energy”. Ajo shprehet se Ian e ka ndryshuar shumë jetën e saj, dhe se ndjesia e të qënurit nënë është diçka e mrekullueshme. Julka flet edhe për marrëdhënien me Andin, bashkëshortin e saj, që ndonëse kanë kaluar 10 vjet nga bashkëjetesa mes tyre, ajo e dashuron njëlloj si herën e parë. Megjithatë këngëtarja nuk heziton të tregojë edhe një anë tjetër, të tij atë të të qenurit një baba i mrekullueshëm. Një tjetër dashuri e bjondjes simpatike është edhe “baby” Energy Radio , të cilën Julka e drejton prej shumë kohësh dhe që për të është një familje e madhe.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna