/ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker i kërkoi kryeministrit britanik, David Cameron ndërprerjen e stigmatizimit të punëtorëve imigrantë duke dënuar një praktikë që konsiston në goditjen e të tjerëve nga kalkulimi politik.

"Duhet ndërprerë, veçanërisht në Britaninë e Madhe, kjo praktikë që konsiston në diskriminimin e vendeve të tjera sepse kjo është diçka e mirë për ata për të goditur të tjerët", deklaroi Juncer në një artikull të publikuar sot nga e përditshmja britanike "The Guardian".

"Qëndrimi kritik është mirë ndonjëherë", theksoi ai.
"Jam shumë kundër çdo qëndrimi që do të nënkuptonte se polakët, rumunët, bullgarët në tregun evropian të punës kanë një mentalitet kriminal. Këta janë njerëz që punojnë dhe fitojnë për jetën e tyre", u shpreh Juncer.

Nën presionin e opinionit dhe lëvizjeve eurofobe, Cameron paraqiti në fund të muajit nëntor një plan që parashikonte ndërprerjen e fluksit të punëtorëve evropianë duke limituar aksesin në shërbimin social.