Juncker bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë

Juncker bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Presidenti i komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, zbulon rrëmujën në të cilën ndodhen marrëdhëniet BE-Rusi.

Juncker ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përplasjeve me Rusinë, dy muaj pas  përdorimit të një agjenti nervor në Britani të Madhe ku dyshohet se shkaktare është Rusia.

Presidenti i komisionit Evropian tha se besonte se ishte koha për të rinovuar lidhjet me vendin e Vladimir Putinit, duke pasur parasysh madhësinë dhe rëndësinë e tij.

"Mendoj se duhet të lidhemi me Rusinë", i tha Juncker një audience në Bruksel.

"Nuk jam shumë i lumtur me gjendjen e marrëdhënieve tona. Ne kurrë nuk do të pranojmë atë që bëri Rusia me Krimenë apo Ukrainën lindore. Por megjithatë, duhet të kemi parasysh se e gjithë territori i Bashkimit Evropian është rreth 5.5 milion km katrorë. Rusia është 70.5m km katrorë”, deklaroi Juncker.

"Pra, duhet të kthehemi, nuk do të thoja marrëdhënie normale me Rusinë, por ka kaq shumë fusha, aq shumë fusha, ku mund të bashkëpunojmë në mënyrë më të mirë me kërkimin dhe inovacionin dhe të tjerët. Pa harruar se cilat janë dallimet dhe divergjencat tona. Por kjo betejë e Rusisë duhet të përfundojë", raporton "The Guardian".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb