“ Europa nuk është në formën e saj më të mirë, madje mund të flasim për një krizë ekzistenciale” është kjo deklarata që dha nga Stasburgu presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker gjatë diskutimit sa i përket situatës së Unionit. Sipas Juncker niveli i papunësisë është ende i lartë dhe unioni nuk është mjaftueshëm social dhe sipas tij kjo gjendje duhet të ndryshojë.
“ Qytetarët janë lodhur nga konfliktet e brendshme dhe gënjeshtrat. Ata presin rezultate” shtoi presidenti .
Me tej një nga problemet e diskutuar ishte edhe situata e borxheve e cila vijon ende të jetë problematike. Ndërsa sa i përket çështjes Brexit Juncker u shpreh se unioni nuk është në rrezik por duhet koherencë. Ai i bëri thirrje qeverive se duhet të diskutojnë çështje europiane në parlamentet kombëtare.
Një pikë tjetër e diskutimit ishte terrorizmi.
“ Përkushtim maksimal kundra terrorizmit, do të regjistrojmë këdo që hyn në Union. Europa do të mbrojë veten. Duhet t'u tregojmë terroristëve se nuk kanë asnjë mundësi për të goditur vlerat tona ” u shpreh Juncker.
Më tej, ai shpjegoi se duke nisur nga nëntori çdo kush që hyn në Union duhet të tregojë vendin, datën dhe arsyen e lëvizjes. Së fundmi presidenti foli edhe për investimet në të ardhmen duke thënë se këto të funidt do të dyfishohen brenda vitit 2020.
Juncker ndër të tjera foli edhe për çështjen në Siri duke kërkuar që shefja e diplomacië Mogherini të ketë vend në negocimet për për këtë shtet.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO