Juncker në Kosovë:Kushti kyç
për vizat ​Demarkacioni,votojeni!

Juncker në Kosovë:Kushti kyç<br />për vizat ​Demarkacioni,votojeni!<br>
Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e ka cilësuar Demarkacionin kushtin themelor për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Në mbyllje të vizitës së tij në vendin e dytë të shqiptarëve, Juncker bëri thirrje të votohet sa më shpejt Demarkacioni me Malin e Zi, si një hap kyç dhe i pashmangshëm drejt liberalizimit.
 

Më tej, zyrtari i lartë i BE iu kërkoi politikanëve kosovarë të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, si një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Kërkojmë të thellojmë bashkëpunimin me të gjithë partnerët, përfshi dhe Kosovën. Strategjia thekson rëndësinë e reformave që duhet të ndërmerren. Reformat duhen përqendruar te shteti i së drejtës, forcimi i të drejtave themelore, të rinjtë. BE është së pari një bashkim vlerash, kosovarët do të gjejnë kështu një të ardhme më të sigurt në Evropë. Është esenciale që Kuvendi juaj të votojë së shpejti Demarkacionin e kufirit të përbashkët me Malin e Zi, është një hap kyç i pashmangshëm drejt liberalizimit të vizave.

Bashkëqytetarët tuaj dhe serbë do të jetë përfituesit e parë. Të gjitha përpjekjet në luftën kundër korrupsionit duhet të thellohen më tej. Dhe komisioni do të jetë në gjendje që të propozojë liberalizimin e vizave. Kosovarët janë qytetarë si të tjerët dhe duhet të kenë të njëjtat të drejta me kusht që vija e Demarkacionit të zgjidhet”,
deklaroi Juncker. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione

Spanjolla 'Mundo Deportivo': Zbuloni Rivierën Shqiptare plot me atraksione