VIDEO/ Jurgen Kloop shtang tifozët e Liverpool: Më mbaruan energjitë, largohem në fund të sezonit

Jurgen Kloop ka shtangur sot, sidomos tifozët e Liverpool, duke deklaruar se do të largohet në fund të sezonit. Trajneri gjerman me anë të një video të publikuar nga Liverpooli thotë se kërkon që tifozët të dinë të vërtetën, duke qenë se e ka shumë përzemër klubin. Sipas gjermanit është e udhës që rrugët në fund të sezonit të ndahen, pasi nuk ka më energji për të drejtuar klubin. Teksa falenderon tifozët, stafin, klubin dhe futbollistët Kloop shihet i emocionuar, duke qenë se drejton Liverpool-in prej 9 vitesh.

Me ‘The Reds’ Kloop arriti të fitojë kampionatin në Premier League pas më shumë se 20 vitesh, ndërsa e çoi ekipin edhe në majë të Europës duke fituar Champions League. Gjithashtu edhe këtë sezon Liverpoli udhëheq kampionatin në Angli.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension

Një në katër amerikanë thonë se nuk do të mund të dalin në pension