Jurgen Uldedaj "krenaria" e Lezhës

Jurgen Uldedaj "krenaria" e Lezhës
Këshilli Bashkiak i Lezhës, i ka akorduar titillun “krenaria e qytetit” boksierit lezhjan të ekipit të Tiranës, Jurgen Uldedaj. Ky titull vjen pas arritjeve të këtij boksieri i cili i ka dhuruar vendit tonë disa medalje radhazi.

Kërkesa e paraqitur nga kreu i këshillit Bashkiak të Lezhës, Agustin Marku, ka gjetur mbëshetjen e të gjithë këshilltarëve të cilët e votuan me një unanimitet të plotë këtë kërkesë.

Kreu i Këshillit Bashkiak Agustin Marku ka vlerësur arritjet e boksierit Uldedaj, i cili sipas tij ka përfaqësuar denjësisht vendin tonë e në veçanti vendlindjen e tij qytetin e Lezhës në aktivitete ndërkombëtarë të boksit.

Boksieri Jurgen Uldedaj ka arritur një sërë suksesesh në boks gjatë vitit që lamë pas, ku në Kampionatin Evropian të boksit arriti të marrë medalje bronxi, ndërsa në një aktivitet tjetër që u organizua në Azejbarxhan ku morën pjesë boksierët më të mirë të botës Uldedaj, triumfoi duke marrë medalje ari.

Arritjet e këtij boksieri janë konsideruar si historike në të gjithë këto vite për boksin Shqiptar, pasi flamuri kuq e zi falë boskierit Jurgen Uldedaj është valvitur në disa vende të botës.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole