Juristi Gentian Sala zgjidhet
në krye të Autoritetit të Medias

Juristi Gentian Sala zgjidhet<br />në krye të Autoritetit të Medias
TIRANE - Gentian Sala është kreu i ri i Autoritetit të Medias Audiovizive. Ai u zgjodh këtë të enjte me votim të fshehtë nga Kuvendi, ku mori 79 vota pro të deputetëve dhe vetëm 1 kundër. Gentian Sala është me profesion jurist dhe garonte për këtë post bashkë me tre kandidatë të tjerë, Gentian Sala (jurist), garonte per kete post bashke me 3 kandidatet e tjere: Gentian Skënderaj (ekonomist), Anila Basha (gazetare) dhe Bers Hado (jurist).

Votimi:
Gentian Salaj: 79 vota pro, 1 kundër
Gentian Skënderaj: 3 vota pro, 71 kundër, 5 abstenime
Anila Basha: 20 vota pro, 48 kundër, 10 abstenime
Bers Hado: 4 vota pro, 69 kundër, 5 abstenime
 
Por mazhoranca ishte e vetme në këtë votim, pasi opozita nuk është bërë pjesë në asnjë mbledhje të Komisionit të Medias që ka përjashtuar kandidaturat, nga 13 derisa arriti në seancën e sotme me 4 emra.

Mazhoranca i ka bërë vazhdimisht apel deputetëve demokratë që të bëhen pjesë e procesit për zgjedhjen e kreut të AMA-s, por opozita vazhdoi bojkotin parlamentar të nisur prej muajit korrik.

Kuvendi vendosi të perfshije në rendin e ditës e miratimin e projektvendimit për zgjedhjen e kryetarit të AMA-s, pas propozimit në nisje të seancës së sotme parlamentare, të kreut të grupit socialist Gramoz Ruçi. Gjithashtu, Ruçi propozoi përfshirjen në seancën e sotme edhe të disa ndryshimeve në rregulloren e Kuvendit, të kërkuara nga deputetët e opozitës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS