Juristi i OSHEE në Report Tv: Ja
pse e kallëzova Metën e Berishën

Juristi i OSHEE në Report Tv: Ja<br />pse e kallëzova Metën e Berishën<br /><br>
Juristi i OSHEE, Romeo Kara i ftuar në studion e Report Tv tregoi se Sali Berishën e ka njohur shumë vite më parë me këpucë të grisura, ndërsa tashmë sipas tij, karrigia ku ulet ish-kryeministri kushton më shumë se shtëpia e tij.

Gjithashtu ai u shpreh se i kanë ofruar ryshfet për të mbyllur gojën për çështjen CEZ, por nuk ka pranuar. “E kam nis si një besimtar që këtë jetë nuk mund ta çoj kot, prandaj nuk dorëzohem. Berishën e kam njohur me këpucë të grisura. Po tani ai është ulur në një karrige që kushton më shumë se shtëpia ime.

Romeo Kara deklaron se nga afera mes CEZ dhe DIA shteti shqiptar ka humbur të paktën 39.5 milionë euro . Kara pretendon se kontrata CEZ-DIA me ndërmjetes Kastriot Ismailaj është favorizuar nga Berisha dhe Meta dhe për këtë arsye e ka cuar padinë në prokurori. Megjithatë Kara pranon se nuk ka besim tek prokuroria për këtë padi, por shton se do ta çojë këtë betejë deri në fund. 

Më kanë ofruar edhe ryshfet për të mbyllur gojën por nuk kam pranuar. Kjo është beteja ime, do ta çojë deri në fund” deklaroi ai. Eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara kallëzoi në Prokurorinë e Përgjithshme ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Presidentin Ilir Meta për skandalin e CEZ.

Intervista e plotë e juristit, Romeo Kara në Repolitix:

Pse keni vendosur ta risillni sërish çështjen në këtë moment?
Së pari dua të të them se kallëzimi im penal për 7 persona nuk ka asnjë lidhje me aktualitetin. Dosjen e drogës Habilaj... nuk dua të shmang vëmendjen nga asnjë gjë. Dua që gjithkush të mbaj përgjegjësi për punën e tij ashtu si dua edhe unë të mbajë përgjegjësi.

Përse pikërisht tani?
Ky kallëzim mund të ishte bërë më para, nuk kam patur bindjen e plotë se personat ishin të përfshirë.

Dhe u desh zgjedhja e Metës si President?
Nuk ka asnjë fare lidhje me këtë.

Ismailaj vetë nuk i ka pranuar këto?
Nuk është detyra ime të zbërthej Ismailajn. Të gjitha ato çfarë thuhet në intervistë, korrespondojnë me të gjithë të dhënat e mia që kam mbledhur dhe më pas ia kam dërguar prokurorisë me postë.

A mund ta quajmë sulm politik për Ilir Meta?
Unë dhe njerëz si unë, se vendi nuk është banda e Ali Babës, atëherë njerëzit folën për Ilir Metën. Unë nuk e dija se ai do të bëhej President i vendit. Unë nuk e paragjykojë atë, por e gjykoj. E gjykojë ftohtë, pasi ky person e ka dëmtuar vendin e vet. Paragjykimi është për një person që nuk është provuar akoma, unë e gjykoj.

Ju thoni se ka patur një lidhje të ngushtë të Ilir Metës dhe Kastriot Ismailaj?
Ilir Meta i ka rrahur shpatullat Kastriot Ismailajt dhe i ka thënë t'i je vëllai im, jam vetë dëshmitar. 

Ju kur jeni njohur me këtë aferë. Çfarë marrëdhëniesh kishit me Kastriot Ismailajn?
Jam takuar rastësisht me të, kam qenë i shoqëruar me djalin tim. Më kërkoi si menaxher i menaxhimit të riskut.

Domethënë ai të ka ofruar punë?
Po më ka ofruar punë, sepse isha njohës i mirë i kontratave , pasi kam bërë trajnime dhe jam shkolluar në Holandë, Luksemburg dhe kam mbarur me rezultate të shkëlqyera.

Ju nuk keni ditur për këtë aferë?
Jo nuk e kam ditur, po ta dija nuk do isha marrë me këtë çështje që në fillim. Ai nuk sillte dokumente se ishte i kujdesshëm në këtë pjesë.

Kur e kuptuat se diçka nuk shkonte, çfarë i the Kastriot Ismailajt?
E kam pyetur se a ka nisur një dokument të tillë, më ka thënë nuk e kam nisur. Po e pate nisur, i kam thënë ke marrë fund.

Kush e kishte krijuar këtë problem sipas jush?
E para duhet të thuhet se Isamilaj ka qenë më i lartë në CEZ, sepse bënte emërimet më të larta në këtë institucion, pra mund të them se ajo kishte ndikim nga strukturat politike në fjalë.

Ju po thoni se ka patur mbështetjen e CEZ, por dhe të Metës dhe të Berishës, si e largoj kaq kollaj CEZ atë?
Politika i ka thënë se nuk duam të të shohim në qarkullim në Tiranë dhe kjo mund të ndikonte në sferën politike të tyre në vend

Ti je një punonjës i OSHEE, dhe po padisni të parin e shtetit dhe deputetin Sali Berishën, përse e bërë këtë?
Nëse do ta bënte Prokuroria unë nuk do të padisja, ne do të bëjmë të mundur të marrim prova të tjera nga Çekia, ne duam që të merren mbrapsht sasinë e vjedhur kjo është çështja.

Në atë kohë prokuroria nuk e faktoj me prova që ta faktoj Ismailajn me Metën, ju çfarë faktesh keni mbledhur ju zoti Kara?
Prokurorët tanë jetojnë me krimin, nuk kanë bërë asgjë, ato janë shokë më killerat dhe trafikantë

Ju e keni çuar tek një prokurori që nuk punon, pra nuk keni besim për këtë?
Nëse nuk marrin parasysh këtë padi ndaj Berishës dhe Metës, unë do ti padisë në forma të tjera. Nuk tërhiqem nga kjo nismë

Me ambasadorin amerikan keni një marrëdhënie të mirë?
Kam marrëdhënie të mirë me ambasadorin Lu, por nuk kam folur me të për këtë cështje, por kam biseduar me miqtë e mi të thjeshtë.

Çfarë ju ka thënë zoti Lu nëse mund të na tregoni diçka më shumë?
Jo nuk kam biseduar me të për këtë çështje, por e mbështesë në nismat e tij.Tek e majta kanë ngelur disa të ndershëm, tek e djathta nuk ka të tillë, por ka maskarenj, ndërsa tek LSI kanë mbetur vetëm maskarenjtë.

Nëse do të ketë një proces jeni të gatshëm të dëshmoni?
Me kënaqësi më të madhe do e bëja, e përsërisë me kënaqësi!

Ju e akuzoni Berishën në të gjitha këto vepra?
Këtu ka patur dhe ndikime të tjera, jo vetëm Sali Berisha. Dëmet janë 39.5 milionë euro, por pretendoj se do të ketë më tepër. Ndarja e kompanisë në 8 të vogla i kanë shkaktuara një dëm shtetit miliona, por këtu është i lidhur edhe Berisha me disa të tjerë, kjo ka zgjatur disa muaj. Pra dukeshin më të afërt me të.

Padia e parë për Berishën ku është, si po shkojnë punët?
Ai kallëzim qendron aty dhe nuk hiqet nga aty, nuk harrohet nga publiku shqiptar kjo që ka ndodhur me CEZ, do të vijë momenti kur shteti do të hidhet në revansh dhe do të merret me këtë aferë korruptive.

Padia që keni dorëzuar besoj se nuk do të merret në konsideratë, mendoni se pas vettingut do të merren me të?
Unë nuk kam besim fare tek Vettingu, se janë po këta politikanë kanë vënë kriteret se zgjedhja e figurave bëhet në rrethin e tyre të ngushtë. Kam mendimin se për të bërë një sistem, kjo duhet të nis nga një agjenci e cila është e zgjedhur me referendum, por nëse nuk bëhet punët do të shkojnë jo mirë.

Kur hetojnë partnerët ndërkombëtar, mund të zbulojmë dicka, por ne nuk zbulojmë gjë, ju mendoni se kjo çështje do të hetohet nga Çekia?
Berishën e kam njohur në 92, karrigia e tij kushton sa shtëpia ime Ilir metën në 82. Këtë që kam nisë e kam si obligim dhe po i shërbej vendit tim, kjo nevojë është urgjente, sepse këtë do ta çojë deri në fund.

Jeni në ruajtje nga shteti?
Po jam i ruajtur nga policia prej një vit e gjysmë, prokuroria nuk është dashamirëse dhe nuk e cilëson si të nevojshme mbrojtjen time.

Ju ka ofrua njeri ryshfet për të mbyllur gojën?
Po më kanë ofruar, unë nuk do të kthehem mbrapa. Jam i vendosur, sepse e kam nis për riza të zotit dhe jo për riza timin.

Kur thoni se kam një betejë të fortë me politikanët që i kanë marrë frymën këtij vendi, kur thoni këtë,  e keni  fjalën për Sali Berishën dhe Ilir Metën apo dhe më gjerë?
Unë e kam me të gjithë ata që bëjnë korrupsion në këtë vend dhe do vazhdojë që ta bejë deri në fund një gjë të tillë dhe besoj se edhe familjarët do të jenë të lumtur për këtë që po bëjë.

Redaksia Online
N.M/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'

'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'