Justifikimi i Ramush Haradinajt:
Ja pse nuk e mora vizën amerikane
Zyra e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj pretendon se mospajisja e tij me vizën amerikane nuk i detyrohet ndonjë arsyeje politike, por thjesht një vonese në aplikim.
Zyra e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj pretendon se
mospajisja e tij me vizën amerikane nuk i detyrohet ndonjë arsyeje politike, por thjesht një vonese në aplikim. Burime pranë saj, thonë për
Top Channel, se shefi i ekzekutivit po kalon nëpër një procedurë të cilën duhet ta kalojnë të gjithë aplikuesit e vizës amerikane që kanë qenë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tre deputetë të Kosovës, ndërkohë Blerta Deliu-Kodra, Armend Zemaj e Sllobodan Petroviq janë pajisur me viza të cilat mund t’i shfrytëzojnë deri në mesin e 2019-tes. Procedura e përmendur nga zyra e Haradinajt, sipas shtjellimit që i bën situatës shtypi vendas, ndiqet vetëm në vizitën e parë të një ish-luftëtari të UÇK-së në SHBA e paskësaj, ai i nënshtrohet procesit si normalisht.
Kjo dhe të tjera arsye kanë nxitur disa analiste vendas ta shohin shtyrjen apo zvarritjen e dhënies së vizës për Haradinajn si sinjal për atë që do të priste Kosovën nëse do të rrëzohej ligji për gjykatën speciale.
Albert Krasniqi i Institutit Demokratik të Kosovës mendon se shtetet që e kanë pavarësinë e vendit mund edhe t’i ngrijnë raportet e tyre nëse deputet nuk ia vënë veshin apeleve të ndërkombëtarëve dhe votojnë në favor të ligjit kundër Speciales.
Haradinaj kishte planifikuar të realizonte në fillim të janarit një vizitë në shtetin e Iowa-s. Kabineti i tij tha se aplikime për vizë është kryer në fund të dhjetorit, ndërsa mediat kosovare thonë se nëse aplikuesi kualifikohet për vizë diplomatike, ambasada mund ta procedoje atë edhe brenda një ditë.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.8%
-
Keq
39.9%
-
Nuk e di
16.3%
Vota total: 1460
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA njofton një paketë të re ndihme për Ukrainën
9 Gusht, 22:55
-
Turistët zgjedhin Vlorën, rreth 1600 pasagjerë në një ditë! Kryesisht nga Italia: Na pëlqen natyra e mikpritja
9 Gusht, 22:40
-
Paris 2024/ Ja si transformohen medaljet olimpike pas një jave (VIDEO)
9 Gusht, 22:27
-
Lista e re me 'non-grata', SHBA do të publikojë së shpejti emrat e rinj, përfshihet edhe Shqipëria
9 Gusht, 22:21
-
Ministria e Jashtme e Kosovës: Shkupi nuk do ta dorëzojë në Serbi ish pjesëtarin e UÇK-së të arrestuar muajin e kaluar
9 Gusht, 22:16
-
Mali i Zi/ Banorët e Kotorit të shqetësuar nga numri i lartë i turistëve
9 Gusht, 22:00
-
Mero Baze: Dëshmia nga SHBA që provon se Shkëlzen Berisha vendosi për kontratën e fishekëve kinezë në Gërdec
9 Gusht, 21:39
-
Vidhet pika e këmbimit në Shkodër! Dy të huaj mashtruan punonjësin e ‘Exchange’ dhe i morën paratë (VIDEO)
9 Gusht, 21:29
-
SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit
9 Gusht, 21:19
-
Ministria e Jashtme: Mbështesim përpjekjet e SHBA, Egjiptit dhe Katari për të arritur paqen mes Izraelit dhe Hamasit
9 Gusht, 21:06
-
Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë
9 Gusht, 20:55
-
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
9 Gusht, 20:44