Justin Bieber humbet mikun e tij në
Paris: Vlerësojini njerëzit sa i keni

Justin Bieber humbet mikun e tij në<br />Paris: Vlerësojini njerëzit sa i keni
Justin Bieber është një ndër shumë personat, që vajton humbjen e një miku të dashur, pas sulmeve terroriste në Paris ditën e premte. Justin publikoi një mesazh të ndjerë për mikun e tij Thomas Ayad në Twitter.

Ayad ka punuar për Mercury Records si menaxher, dhe u vra brutalisht gjatë të shtënave masive në koncertin e grupit metal, Eagles of Death. Në mesazhin e tij, artisti tha se ka punuar me Thomas për vite me rradhë dhe e falënderoi për gjithçka që ai ka bërë për të.

Justin la një mesazh shumë të rëndësishëm në fund: “Sigurohuni t’i vlerësoni njerëzit sa i keni ende” dhe më pas dha ngushëllimet e tij për familjen dhe miqtë e Ayad. Ayad ishte një nga viktimat e sulmit në koncert, ku humbën jetën të paktën 89 veta.
justin
"U prefsh në paqe Tomas. Vazhdoj të mendoj për Parisin dhe mikun tim Thomas, që e humbëm në tragjedi. Ai ishte pjesë e skudrës për vite të tëra dhe do të doja të kisha patur më shumë kohë për ta falënderuar. Sigurohuni t’i vlerësoni njerëzit kur i keni pranë. Faleminderit Thomas për gjithçka që ke bërë për mua. Të vlerësojmë dhe na mungon. Mendimet dhe lutjet janë me familjen dhe miqtë e tu. #PrayForParis."

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin