Këngëtari Justin Bieber kërkon të ritakojë ish-të dashurën e tij Selena Gomez.

Justin dhe Selena kanë qenë të lidhur për shumë vite, e më pas ata u ndanë, ndërkohë që tashmë Bieber është martuar me partneren e tij Hailey Baldëin.

Por duket se Bieber ende nuk e ka harruar Selenën dhe sic raportojnë mediat e huaja, ylli i Despacitos, ka kërkuar që të ritakojë në hotelin ku Selena po rehabilitohet pas gjendjes së vështirë që Selena po kalon.

Selena ishte bashkë me miqtë e saj në një nga dhomat e një hoteli, kur në datën 3 janar, një ditë më pas, Justin shfaq në të njëjtin hotel. 

Një mik i Selenës është shprehur se Selena nuk e vazhdon dot jetën nëse Justin është pjesë e saj. “Selena nuk donte ta takonte. Ajo thotë se nuk e vazhdon dot jetën e saj nëse Justin është aty. Selena kërkon të nisë jetën e saj nga e para.”