Gjatë xhirimeve të klipit të tij më të ri, këngëtari Justin Bieber shfaqet në skena joshëse me një modele bjonde.

Ashtu siç shihet edhe në foto e shkrepura gjatë xhirimeve modelja po i jep një puthje Bieber, ndërkohë që kërcen në mënyrë provokuese rreth tij.

“All The Matters” titullohet videoja që do të jetë e gatshme së shpejti për të gjithë fansat e tij.

Bieber shfaqet i veshur vetëm me xhinse duke ekspozuar tatuazhet që ka në trup një moment gjatë klipit.

justin bieber

Së fundmi Justin është përfolur shumë për sjelljen e tij të çuditshme dhe të ekzagjeruar në ambjente publike.

Ai disa ditë më parë vizitoi një klub nate, ku e prenotoi të tërin për vete dhe qëndroi me 35 striptiste.

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)