Këto kanë qenë vite të vështira për Justin Bieber dhe luhatjet e mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.
Në një postim në llogarinë e tij në Instagram, Justin ka treguar se askush nuk e ka kuptuar faktin që luhatjet e tij të mëdha kanë ardhur si pasojë e sëmundjes nga e cila vuan.
Sëmundja e tij quhet “Lyme”, një infeksion që shkaktohet nga bakteri Borrelia.
Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje të shumta.
Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.
Sipas CNN, për këtë sëmundje, Justin do të flasë më shumë në dokumentarin e tij të cilin do ta publikojë në Youtube.
"Ndërsa shumë njerëz vazhdonin të thoshin se Justin Bieber duket si ***, ata nuk arritën ta kuptonin që unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme, që preku lëkurën, funksionin e trurit, energjinë dhe shëndetin e përgjithshëm", shkroi Justin.
Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të saj.
Megjithatë, këngëtari tregon se gjendja e tij shëndetësore tashmë është mirë dhe se e ka kaluar, ndërkohë po përgatitet për albumin e tij të ri që do të lançohet shumë shpejt.