Justina Aliaj këndon pas 45
vitesh për publikun shqiptar 

Justina Aliaj këndon pas 45<br />vitesh për publikun shqiptar 
Artistja shqiptare Justina Aliaj ka mbajtur një koncert emocionues mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë. 

Kanë kaluar më shumë se 45 vjet që nga koha kur Justina Aliaj nuk është prezantuar para audiencës, si pasojë e ndëshkimit bashkë me disa kolegë të Festivalit të 11-të të këngës në Radiotelevizion shqiptar në kohën e komunizmit. Drejtuesit e festivalit dhe artistët u quajtën shkaktarët kryesorë të përhapjes së "tendencave të huaja në fushën e artit". Artisten e njohur Justina Aliaj e larguan nga skena për të punuar në prodhim.

Ajo i rrëfen me fjalë të thjeshta emocionet e saj mbi këtë ringjitje në skenë. “Isha dikur në atë skenë ku shihej publiku me veshje gri, ose bardh e zi, ku shpesh visheshim duke marrë borxh. Tani hap sytë dhe shoh plot ngjyra dhe dritë. Ju faleminderit”, tha e mallëngjyer artistja. 

Artistja e njohur e muzikës dhe skenës shqiptare Justina Aliaj ka kënduar këngën e censuruar të festivalit të 11-të “Në ekranin e televizorit”, Jehonen  e kengëve rinore bashkë me potpurinë e këngëve më të njohura shkodrane. 

justina

justina

justina

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm

Droni nënujor bën zbulimin e rrallë, gjen se çfarë fshihet nën akullnajat e Antarktidës! Por më pas, zhduket edhe vetë mistershëm