Justina Aliaj rikthen “Mbretëreshën” e Rexhep Qosjes

Justina Aliaj rikthen “Mbretëreshën” e Rexhep Qosjes

'Mbretëresha' e Justina Aliaj

"Smira, lakmia, urrejtja, ambiciet pushtetërore, mund të çojnë deri në asimilimin e një Kombi", ka thënë  Rexhep Qosja, në kohën kur bëri monodramën “Vdekja e një mbretëreshe”. Aktorja dhe këngëtarja e njohur Justina Aliaj ka pasur plot përvoja në jetë që të marrë iniciativën të rikthehet në Teatrin Kombëtar me monodramën “Mbretëreshën” të Rexhep Qosjes.

Aliaj, regjisore dhe aktore në këtë vepër I vë titullin “Mbretëresha Justina”. Por, zanafilla për t’u ngjitur në skenë kjo vepër zuri fill dhe u ndërpre 28 vite më parë, kur shkrimtari Ismail Kadare kërkoi azil politik në Francë. “Për të vendosur në skenë monodramën e Qosjes, bashkë me skenografin Ilia Xhokaxhi kemi menduar rreth 30 vite më parë. Por, kjo ide u ndërpre në mbrëmjen, që në televizor dëgjuam se Ismail Kadare ishte arratisur.

Në atë kohë, mbaj mend se morën në intervistë edhe Rexhep Qosjen, i cili u tha: ‘Unë nuk kam çfarë ju them juve. Ai është Ismail Kadare, është vendimi i tij dhe e respektoj’. Kjo ngjarje bëri të ndryshojë edhe këndvështrimi ynë për jetën. Lëvizja e Ismail Kadaresë turbulloi mendjen e të gjithë shqiptarëve”, rrëfen artistja.

Aktroja Aliaj e cilëson “Mbretëreshën” një tragjedi dramatike, që nuk ka asnjë njeri, që mos ta gjejë veten në subjektin e saj. “Është një personazh shumëplanësh. Brenda një ore mbretëreshën e sheh nënë, mbretëreshë, dashnore, kundërshtare, politikane etj.”, thotë Aliaj.

Shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 9-10 Qershor ora 20:00, në interpretimin dhe regjinë e Justina Aliaj, me konsulencen e Naun Shundit, ndërsa muzika do të vijë nga kompozitori dhe violonçelisti Rubin Kodheli, formuluese muzike është Flonja Kodheli. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë