Juve bën dy zyrtarizime, blerjen e
Dybala dhe mungesën e Kielinit

Juve bën dy zyrtarizime, blerjen e<br />Dybala dhe mungesën e Kielinit
Në prag të finales së Champions League të shtunën në Berlin, Juventusi ka bërë dy zyrtarizime. E para ka të bëjë me mungesën e mbrojtësit Kielini për shkak të problemeve me pulpën.

Stafi mjekësor pas ekzaminimeve ka sqaruar se Kielini nuk do të jetë në dispozicion të Alegrit për finalen e madhe. Mungesa e Kielinit pritet që të zëvendësohet nga Barzajli. Ndërsa për të qetësuar tifozët pas mungesës së Kielinit, klubi ka zyrtarizuar goditjen më të madhe deri tani, Pablo Dybala.

Sulmuesi është blerë nga Palermo për 32 mln Euro, ndërsa operacioni pritet që të kushtojë 40 mln Euro, pasi 8 do të jepen në formë bonusi nga paraqitja. Argjentinasi ka firmosur për 5 vite.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë

'Bardhi pa kokërr leku', Sara tregon mes lotësh momentin e vështirë dhe kush i ndihmoi për qiranë