Juve dhe Roma me të njëjtin hap
Barcelona lë shumë për të dëshirua

Juve dhe Roma me të njëjtin hap<br />Barcelona lë shumë për të dëshirua
Roma dhe Juventus vazhdojnë të pa shqetësuara kryesimin e kampionatit italian pas 4 javëve të para me pikë të plota duke filluar edhe shkëputjen nga pjesa tjetër e ndjekësve. Juventusi me shumë lehtësi bëri detyrën në shtëpi duke mundur ekipin modest të Cesena-s me rezultatin e pastër 3-0 me dy golat të Vidal dhe 1 të Lishtanjer.

Roma me vështirësi, por ia doli të marrë 3 pikët ndaj Parmës në fitoren 1-2 me golat me Ljaic dhe Pjanic. Napoli nuk del nga kriza e rezultateve duke barazuar këtë herë 3-3 me Palermon edhe pse e kishte ndeshjen nën kontroll. Edhe Interi siguroi një fitore me vlera me Atalantën 2-0.

La Liga
Barcelona humbet shkëlqimin e javëve të para në ndeshjen e fundit përballë Malaga-s në transfertë, pasi shpëtoi nga humbja duke marrë një pikë me vlerë për mënyrën si rrodhi 90'. Si asnjëherë tjetër katalanasit kur priteshin që të ishin më të fortë se kurrë, për habinë e të gjithëve nuk arritën që në 90’ të godisnin njëherë të vetme portën duke lënë shumë për të dëshiruar.

Mesi ishte tërësisht në hije, po ashtu edhe Neymar me Pedron duke mos arritur që të bëjnë diferencën. Atletiko Madrid fitoi jashtë fushe 0-1 ndaj Almeria-s. Sevilla mban hapin e Barcelonës në krye pas 3 pikëshit që mori ndaj Real Sociedad.

Bundesliga
Leverkusen dhe Hanover me fitoret e fundit ndaj Augsburgut dhe Cologne kërcënojnë Bayernin në krye të klasifikimit të kampionatit gjerman të futbollit pas javës së 5. Ndërsa Dortmundi nuk po arrin të gjejë ritmin e duhur në këtë fillim edicionin duke u ndalur në një tjetër rezultat zhgënyes, barazim 2-2 me Stuttgart.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)

Poliçan/ Kishin kultivuar kanabis në fshatin Plashnik, asgjësohen 116 bimë, 5 të arrestuar, mes tyre edhe një 21-vjeçar (EMRAT)