Juve fiton ‘klasiken’ përballë Napolit
dhe komandon, vendos goli i Zaza

Juve fiton ‘klasiken’ përballë Napolit<br />dhe komandon, vendos goli i Zaza
15 fitore radhazi dhe kryesim, Juventusi merr frenat e futbollit italian duke komanduar me meritë, ndërsa Napoli detyrohet që të pranojë supermacinë e kampionëve në fuqi, që u rikthyen fuqishëm nga kriza e fillimit të kampionatit.

‘Klasikja’ e futbollit italian u mbyll me fitoren 1-0 të Juventusit me një super gol të realizuar nga Zaza vetëm dy minuta nga fundi. Sfida e zhvilluar në Torino ishte mjaft pragmatike nga të dy ekipet, që e nisën me një lojë të kujdesshme duke u mbrojtur mirë dhe sulmuar me kujdes me një mesfushë të mbipopulluar për të mbajtur kundërshtarin sa më larg portës.

Një ndeshje taktike dhe e lodhshme për shumë minuta duke mos dhuruar emocionet dhe spektaklin e pritur. Por për bardhezinjtë nuk ka rëndësi mënyra si vjen fitorja, i rëndësishëm është 3 pikshi dhe kryesimi. Ndërsa Napoli nuk tregoi për asnjë moment atë që pritej duke qenë shumë larg ‘çmendurisë’ së kërkuar dhe parashikuar nga trajneri Sarri.

Sulmuesi më i mirë i kampionatit italian Higuain nuk arriti që të shfaqte cilësitë e liderit të kërkuar aty ku duhej, pasi u fut mjaft mirë në ‘kafaz’ nga skemat e Alegrit. Tashmë pyetja që lind është se kush ekip do të arrijë që të ndalë Juventusit drejt titullit të 5 kampion radhazi në Itali. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës