Juve-Monaco sigurojnë kulifikimin
Fiton Realin, shpërthen Dortmund

Juve-Monaco sigurojnë kulifikimin<br />Fiton Realin, shpërthen Dortmund
Në një ndeshje tejet të fortë dhe të tensionuar Juventus ka arritur të dalë fitues 3-1 ndaj Sevillia-s në fushën e spanjollëve, duke siguruar kualifikimin për në fazën e mëtejshme në Champions League. Kanë qenë fillimisht spanjollët që kanë kaluar në avantazh me anë të Pareja që në minutën e 9-të.

Bardhezinjtë minutat e para pas golit nuk kanë luajtur mirë por nga mesi i pjesës së parë e kanë rritur nivelin e lojës, duke i detyruar spanjollët të luajnë fort, çka ka sjellë edhe kartoninj e dytë të verdhë të Vazquez në 36’. Me Sevellia-n me 10-të lojtarë Juventus merr në zotërim frenat e lojës dhe falë një 11-metërshi në minutën e fundit të pjesës së parë gjen golin e barazimit me Marchisio.

Dhe pjesa e dytë ka vazhduar shumë e fortë Sevillia është mbrojtur mjaft mirë, madje edhe duke e rrezikuar Juventusin. Gjithsesi drejt fundit të ndeshjes presioni i italianëve u bë shumë i madh dhe në 84’ bardhezinjtë arritën të gjenin golin e avantazhit me një goditje potente të Bonucci-t në hyrje të zonës. Sevillia edhe pse me 10-të lojtarë u hodh ën sulm për të barazuar, por në 90’ Mandzukic shënoi golin e tretë që i dha një fitore mjaft të rëndësishme bardhezinjve.

Tashmë Juventus ëështë e kualifikuar për më tej dhe mban vetë në dorë fatin për vendin e parë në Grupin H. Italianët kryesojnë me 11 pikë e ndiqen nga Sevillia me 10 pikë. Juventus në ndeshjen e fundit pret Dinamon e Zagrebit në Torino dhe në rast fitore siguron vendin e parë, ndërsa me shumë interes do të jetë përplasja Lyon-Sevillia, sepse francezët fituan 1-0 në Zagreb dhe në rast se fitojnë me 2 gola diferencë kualifikohen ata.

Në Grupin F Borussia Dortmund ka shkatërruar 8-4 polakët e Legias së Varshavës, kurse Real Madrid ka fituar 2-1 në Lisbonë ndaj Sportingut të Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk shënoi, por Varane dhe Benzema i mjaftuan Zidane për të marrë fitoren. 


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve