Pas të martës magjike sonte do të luhen tetë ndeshje të tjera për raundin e katërt të fazës së grupeve në Champions League. Në Grupin D Juventus do synojë fitoren në Rusinë e largët kundër Lokomotivës së Moskës pa patur në dispozicion Juan Cuadrado-n, Marco Pjaca-n, Matia Perin dhe Giorgio Chiellinin-n.
Në prag të takimit, trajneri Maurizio Sarri ka deklaruar: “Do të jetë një ndeshje e vështirë sepse në takimin e parë ne u vendosëm në vështirësi të konsiderueshme nga Lokomotiva e Moskës, por ajo që duam është të fitojmë dhe të kalojmë në raundin tjetër.”
Skuadra tjetër që renditet me 7 pikë aq sa Juventusi është Atletico, e cila luan në transfertë gjermane kundër Leverkusen.
Në grupin A Real Madrid do të synojë të hedhë një hap të sigurtë drejt kualifikimit dhe për këtë duhet të mposhte Galatasaray-n, ashtu siç bëri dy javë më parë. Për Zidan do të mungojnë Junior, Bale dhe James, ndërsa tekniku në prag të ndeshjes është shprehur:
“Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë dhe kam besim që lojtarët mund të bëjnë një ndeshje të shkëlqyer. Jam i sigurtë se mund të marrim tre pikët dhe të kalojnë në fazën tjetër të Champions League.”
Paris SG që është edhe kryesuesja e grupit me 9 pikë do të luajë në Francë kundër Club Brugge.
Në Grupin B, Bayern që është pa trajner dhe që deri më tani ka marrë pikët e plota, mund të sigurojë kualifikimin në rast fitoreje kundër Olimpaikosit. Ndërkohë Tottenhami në Beograd do të ketë mundësinë të mbyllë llogaritë për vendin e dytë në Grup pasi pret Crvenza Zvezdën
Dy takimet e tjera të mbrëmjes së sotme do jenë Atalanta kundër Manchester City-t si dhe Dinamo Zagreb-Shakhtar Donetsk, dy skuadra që gjenden në kuotën e katër pikëve.