Sporti është i bukur jo vetëm në fushën e lojës por edhe në shkallët e stadiumit.

Një ngjarje e pazakontë u arrit të filmohej nga një kamera amatore në ndeshjen e djeshme mes Juventusit dhe Portos e vlefshme për raundin e 1/16-ve të Ligës së Kampionëve.

Një tifoz i ekipi të Portos është parë teksa komunikonte vazhdimisht me një tifoz të Juventusit.

Ai u ngjit në pjesën ndarëse të tribunave dhe ia doli të kalojë në sektorin e miqve përtej kundërshtimeve të policisë italiane.

Djaloshi vrapoi në drejtim të tifozit juventin dhe i dhuroi shallin e ekipit të tij të zemrës (Portos) e më pas edhe një përqafim duke rendur sërish më pas, me nxitim drejt vendit të tij.

Gjesti mori duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve në ato sektorë dhe video sot, po shpërndahet kudo nëpër rrjete sociale.