Juve, PSG, Bayern e United fitojnë
finalet e Kupave, dështon Milani

Juve, PSG, Bayern e United fitojnë<br />finalet e Kupave, dështon Milani
Si rrallë herë Europa ka mbajtur frymën për 4 finale të zhvilluara brenda një dite në 4 liga elitare për trofeun e dytë nga rëndësia. Anglia, Italia, Gjermania dhe Franca kanë mësuar fituesit e Kupës pas minutave drithëruese, teksa për të përcaktuar 3 fitues është dashur koha shtesë, ndërsa vetëm njëra u vendos nga penalltitë.
 
Në Gjermani Bayern Munich ka triumfuar sërish përballë Dortmundit në një finale të jashtëzakonshme, por që nuk nxori fitues për 120 minuta duke i shtyrë dy ekipet drejt pikës së bardhë.
 
Nga 11-metrat më të saktë u treguan kampionët e Bundesligës (4-3) duke rrëmbyer edhe trofeun e dytë, ndërsa Dortmundi duhet të mendojë për edicionin tjetër, teksa mbrëmë kishte një humbje të dyfishtë, pasi kapiteni Humles kishte ndeshjen e fundit si verdhezi, pasi do të mbrojë ngjyrat e rivalëve të Bayern Munich.
 
Kështu Pep Guardiola e mbyll në mënyrën më të mirë në Gjermani aventurën me Bayern Munich me dy trofe, ndërsa edicionin tjetër do të jetë pjesë e City-t në Angli.
 
Në Itali Juventus vendos një tjetër rekord, pasi bëhet ekipi i parë që e fiton në dy vite radhazi kampionatin edhe Kupën.
 
Milani luajti një ndeshje thuajse perfekte me dominim në pjesën e parë dhe raste pa fund, por në pjesën e dytë dhe në shtesë energjitë e kuqezinjve filluan të bien.
 
Juventusi me një mbrojtje të tensionuar dhe mesfushë inekzistente nuk ishte në ditën më të mirë. Megjithatë lëvizjet e Alegrit dhanë rezultat, pasi futja e Cuadrados dhe Moratës ndryshoi ritmin e bardhezinjve dhe besimi u shpërblye, pasi spanjolli shënoi golin e trofeut në të 110’.
 
Moratës i mjaftoi vetëm një minutë në fushë për të shënuar golin e fitores përballë kuqezinjve.
 
Milani mbyll një edicion të dështuar tërësisht duke humbur mundësinë që të jetë pjesë e Europa League.
 
Në Angli, ashtu sikur pritej, por me shumë vështirësi Manchester United fitoi në kohën shtesë përballë Crystal Palace duke shpëtuar edicionin me një trofe.
 
Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e fundit i dhuroi edhe një tjetër trofe PSG,pasi me 2 golat e shënuar ishte vendimtar në fitoren e finales së Kupës së Francës përballë Marseille 2-4.
 
Sot do të zhvillohet finalja e Kupës së Spanjës në 21:30.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!