Juventus marrëveshje me futbollistët për reduktimin e pagave, kursen 90 mln euro (VIDEO)

Pas fjalëve vjen edhe zyrtarizimi. Juventus është klubi i parë që ka arritur marrëveshjen me futbollistët për uljen e pagave që ka ardhur si detyrim i emergjencës së koronavirusit. Klubi në fuqi i Seria A ka njoftuar në faqen zyrtare se për katër muaj, duke përfshirë edhe marsin e deri në qershor, lojtarët kanë pranuar të reduktojnë pagën e tyre.

Sipas njoftimit Juventus për katër muajt në fjalë do të kurseje 90 mln euro, një shifër e cila do ta ndihmojë jashtëzakonisht klubin të ruajë bilancet ekonomike. Më konkretisht në faqen zyrtare të Juventusit shkruhet:

"Klubi i Futbollit të Juventusit komunikon, se për shkak të urgjencës globale shëndetësore që ka prekur pothuajse të gjithë botën dhe që po parandalon kryerjen e aktivitetit sportiv, ka arritur një marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin e ekipit të parë në lidhje me kompensimin e tyre për pjesën e mbetur të sezonit aktual sportiv.

Marrëveshja parashikon uljen e tarifave për një shumë të barabartë me pagesat mujore të Marsit, Prillit, Majit dhe Qershorit 2020. Efektet ekonomike dhe financiare që rrjedhin nga marrëveshja janë pozitive me afro 90 milion euro për vitin financiar 2019/2020. Juventus do të donte të falënderonte lojtarët dhe trajnerin për ndjenjën e përgjegjësisë të treguar në një situatë të vështirë për të gjithë."

Linjën e Juventusit pritet ta ndjekin edhe klube të tjera në Itali dhe Europë. Sakaq ditën e sotme ministri i Sportit dhe Rinisë Spadafora ka përjashtuar mundësinë që Seria A të rinisë më 3 maj, duke thënë se në këtë situatë është një datë që nuk të jep siguri.

 

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë