Kampionët e Italisë do të përballen ndaj Barcelonës së madhe në fazën çerekfinale të Champions League.

Një dorë e “pafat” ajo e ish-lojtarit të Juves, Ian Rush, e cila ka peshkuar goglën më të nxehtë në vazon e Nyonit. Fjalët e para të Pavel Nedved, të deleguarit në Zvicër, ishin:

“Kjo ndeshje ka ardhur në momentin e duhur. Skuadra është në rritje të vazhdueshme. Ndeshja e kthimit në Camp Nou? Nuk ka rëndësi se ku luan, të dyja sfidat do të jenë të vështira.

E rëndësishme është të jemi në top formë. E respektojmë Barçën por nuk e kemi frikë”
- e mbyll ish-mesfushori bardhezi.

Precedetët e mëparëshëm flasin në favor të italianëve, me 4 fitore të Juves, 3 të Barcelonës dhe 2 barazime. Ndeshja e parë do të luhet në Torino në datën 11 prill ndërsa ajo e kthimit një javë më pas, në Camp Nou.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com