Juventus eleminon Tottenham 
Bazeli i Xhakës mund City-n

Juventus eleminon Tottenham <br />Bazeli i Xhakës mund City-n<br>
Juventus thyen mallkimin në tokën britanike. Pas 35 vitesh pa fitore ndaj skuadrave angleze, ka mundur Tottenham-in në fushën e këtij të fundit me përmbysje, duke prerë kështu biletën për në çerekfinalet e Champions League. 

Londinezët kaluan të parët në avantazh me anë të koreano-jugorit Heung-Min Son në minutën e 39 të takimit. Me rezultatin 1:0 mbyllet edhe pjesa e parë. Por fraksioni i dytë i lojës flet krejtësisht për italianët të cilët arrijnë të përmbysin rezultatin brenda 45 minutave. 

Gonzalo Higuain barazon shifrat në minutën e 64, ndërsa tre minuta më pas është sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala i cili shënon golin e fitores për Juventus dhe vulos kualifikimin e italianëve. Ndeshja e parë në Torino përfundoi 2:2. 

[gallery]25751[/gallery]

Në ndeshjen tjetër Manchester City ka toleruar jo pak ndaj zviceranëve të Bazel, të cilët arrijnë të dalin të fituar nga "Etihad Stadium". "Qytetarët" shënuan të parët me Gabriel Jesus në '8. Bazel barazon shpejt në të '17 me Mohamed Elyounoussi. Ndërsa një gol i vonë i Michael Lang përmbys shifrat për ekipin e Taulant Xhakës. 1:2 dhe rezultati nuk ndryshon deri në fundin e takimit. 

Por kjo fitore nuk vlen për Bazelin pasi ndeshjen e para dy jave në shtëpi e ka humbur me rezultatin e thellë 5:0.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron