Juventus firmos me Costas, tifozët
çmenden mbas brazilianit 26-vjeça

Juventus firmos me Costas, tifozët<br />çmenden mbas brazilianit 26-vjeça
Braziliani, Douglas Costas i cili prej 2015 luante për Bayern Munich-un, ka arritur akordin për një vit huazim tek Juventus me të drejtë, që klubi “Bardhezi” të mund të blejë kartonin e sulmuesit.

Gjatë së mërkurës Costas ka kryer testet mjekësore tek Juventus dhe shumë tifozë janë mbledhur për ti uruar mirëseardhjen sulmuesit 26 vjeçar.

Sulmuesi brazilian ka pranuar huazimin tek juventus pasi tek Bayern Munich u trasferua Hames Rodriguez dhe për të do ishte e vështirë të gjente hapësira, shkruajnë mediat italiane.

Akordi mes dy ekipeve, për huazimin e sulmuesit për një vit, i ka kushtuar Juventusit 6 mln euro dhe e drejta për të blerë përfundimisht kartonin e lojtarit për 40 mln euro.

Costas luajti dy sezone në Bundesliga dhe zhvilloi 50 ndeshje, në të cilat shënoi 8 gola. 

[gallery]23061[/gallery]

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën