Juventus humbet terren për titullin, Ronaldo nuk mjafton me Verona-n! Bologna shtang Lazio-n (VIDEO)

Verona i ka dhënë një asist Interit për kampionatin, pasi për llogari të javës së 24 të Seria A ata kanë ndalur Juventusin me rezultatin 1-1. Në Bentegodi pjesa e parë do të mbyllej me shifrat e bardha 0-0, por menjëherë në të dytën Cristiano Ronaldo do të zhbllokonte për kampionët në fuqi. Nga ky moment ‘zonja e vjetër’ uli ritmin, ndërsa vendasit rritën presionin deri në minutën e 77 kur barazuan me Barak.

Juventus tentoi për pjesën e mbetur të lojës për të dalë me tre pikë, por rastet e krijuara nuk sollën rrezikshmëri. Aktualisht diferenca mes të besuarve të Pirlos dhe Interit kryesues është 7 pikë.

Ndërkohë surprizë ka qenë edhe humbja e Lazio-s 2-0 kundër Bologna-s. Kryeqytetasit e Inzaghit duket se janë ende të shokuar nga humbja në Champions dhe nga kjo ka përfituar Bologna. Këta të fundit realizuan dy herë me Mbaye në pjesën e parë dhe Sansone në të dytën.

Sakaq në La Liga Getafe ka fituar 3-0 ndaj rivalit direkt për mesin e tabelës Valencia-n. Për t’u veçuar në këtë sfidë ishte padyshim goli i parë i realizuar nga Arambarri nga një distancë prej 35 metrash. Pas kësaj perle Mata dhe Alena vulosën shifrat përfundimtare të takimit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë