Juventus kërkon t’i rrëmbejë
Napolit edhe Elseid Hysajn

Juventus kërkon t’i rrëmbejë<br />Napolit edhe Elseid Hysajn<br>
Pasi mori Gonzalo Higuain nga Napoli, Juventus kërkojnë të marrë një tjetër yll të të kaltërve.
Elseid Hysaj mund të jetë përforcimi i radhës i kampionëve të Italisë.
Lajmi vjen nga përtej Adriatikut dhe këtë radhë nga një prej mediave që janë të lidhura më ngushtë me klubin napolitan.

Sipas “Il Mattino”, gazetë e qytetit të Napolit dhe që ka burime të sigurta brenda klubit, futbollisti shqiptar është kthyer në objektivin e merkatos së bardhezinjve të cilët janë ende në kërkim të një lojtari për krahun e djathtë të prapavijës së tyre.
Listës së klubeve prestigjoze europiane që duan Hysajn, si Manchester United, Chelsea dhe Barcelona, i shtohet edhe një tjetër gjigant si Juventus.
Hysaj është elementi që ka spikatur më shumë në këtë rol në Serinë A në sezonet e fundit dhe bardhezinjtë janë gati të shpenzojnë shifra të rëndësishme për të siguruar mbrojtësin e përfaqësueses shqiptare. Megjithatë, Napoli nuk është aq i bindur t’i shesë një element kaq cilësor një kundërshtari direkt në luftën për titull.

Kjo është edhe arsyeja pse klauzola prej 50 milionë eurosh është vendosur në kontratë.
Për Hysajn, transferimi te Juventus do të vërtetonte përfundimisht kthimin e tij në një prej yjeve të kampionatit italian, edhe pse për lojtarin do të ishte disi e vështirë.
Ai ka pranuar se që i vogël, është një tifoz i zjarrtë i Interit, por tashmë mund të përfundojë duke veshur fanellën e ekipit më të urryer nga zikaltrit.
Por para se të bëjë një transferim të bujshëm, pasi edhe klube të tjera prestigjoze në Europë e duan shkodranin, Hysaj kërkoj të marrë titullin në Itali me Napolin.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron