Juventus kalon Spal, në gjysmëfinale derbi me Interin! Gjimshiti dhe Muriqi tundin rrjetat, por Atalanta kalon më tej (VIDEO-Golat)

Juventus ka prerë një biletë të pritshme për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi ka mposhtur pa shumë vështirësi në çerekfinale me rezultatin 4-0 Spal-in. Në Allianz Stadium bardhezinjtë zhbllokuan me një penallti të realizuar nga Morata, ndërsa më pas finalizuan me radhë Fabrota, Kulusevski dhe Chiesa.

Në fazën gjysmëfinale, që është e vetmja me sistem vajtje-ardhje, Juventusi do të ndeshet me Interin në atë që quhet derbi i Italisë. Ndeshja e parë do të jetë me 3 shkurt, ndërsa e kthimit një javë më pas, me datë 10.

Ndërkohë për në fazën gjysmëfinale ka prerë një biletë edhe Atalanta e cila mposhti 3-2 Lazio-n. Në Bergamo rezultatin do ta zhbllokonte Gjimshiti, ndërsa shqiptari tjetër i Lazio-s Muriqi do të barazonte përkohësisht para se Acerbi të përmbyste shifrat.

Mirëpo Atalanta nuk u dorëzua dhe falë golave të Malinovski-t dhe Miranchuk kaloi në gjysmëfinale, atje ku do të përballet me fituesin e çiftit Napoli-Specia.

Ndërkohë në Premier League, për llogari të javës së 20, Manchester United ka hedhur një hap fals në luftën për titull kampion. ‘Djajtë’ janë mposhtur 1-2 nga Shefield United në ‘Old Traford’, ndërsa edhe Everton ka ngecur në barazim 1-1 kundër Leicester. Aktualisht vendi i parë në Premier League mbahet nga Manchester City me 41 pikë dhe një ndeshje më pak se rivalët.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur

Prag sezoni turistik, dezinsektimit do të nisë nga Shkodra! Koçiu: Gati për sezonin! Beci: Në kohën e duhur