Juventus, Marotta zbulon detaje
nga merkatoja e bardhezinjve

Juventus, Marotta zbulon detaje<br />nga merkatoja e bardhezinjve
Juventusi nuk ndalet në merkato. Drejtori Përgjithshëm i bardhezinjve, Beppe Marotta ka folur në lidhje me dritaren e transferimeve të kampionëve të Italisë. Marotta ka konfirmuar edhe njëherë interesin e “Zonjës së Vjetër” për talentin e Bocca Juniors, Rodrigo Bentancur.

Situata është nën vëzhgim edhe pse numri 1 i merkatos së bardhezinjve shprehet se nuk ka arsye për t’u nxituar, për të pasur në dispozicion shërbimet e 19-vjecarit, por duket se e ardhmja e argjentinasit pritet të jetë Juventusi.

Talentet e reja janë kthyer në modë në kampin e bardhezinjve. Giannluigi Donarumma, gardiani i portës së Milanit është shndërruar në objektivin numër 1 të kampionëve të Italisë, duke patur parasysh faktin se poriteri aktual i Juventusit, Giannluigi Buffon është në fund të karrierës së tij.

Transferimi i 17-vjecarit duket një mision i vështirë, por jo i pamundur. Për momentin, komenti i Marrota-s ishte se aktualisht skuadra e ka një portier, pasi Giggi të largohet, drejtuesit e klubit do të bëjnë cmos që pasardhësi i tij të jetë i një niveli të lartë.

Janari, muaj i cili përkon dhe me merkaton dimërore, pritet të jetë produktiv për “Zonjën e Vjetër”. Axel Witsel, mesfushori i Zenit Saint Petersburg në një intervistë të dhënë është shprehur hapur se do t’i bashkohet Juventusit shumë shpejt.

Në janar drejtuesit e skuadrës do të bëjnë maksimumin që belgu t’i bashkohet ekipit. Në rast se transferimi dështon, atëherë në verë, 27-vjeçari do të vishet bardhezi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve