Juventus ndal krizën, kundër Bologna-s e nderojnë serbët! E para për Realin këtë sezon, Osassuna i merr pikë

Tre ndeshjet pa fitore në Seria A janë lënë pas. Juventus më në fund është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë duke mposhtur Bologna-n me rezultatin e pastër 3-0. Në ‘Allianz Stadium’ i pari realizoi serbi Kostic në minutën e 24, ndërsa qetësia do vinte vetëm në pjesën e dytë kur Vlahovic do kalonte ‘zonjën e vjetër’ në epërsi të dyfishtë.

Për të vulosur shifrat u desh një perlë e Milik, duke ndërprerë kështu të paktën për momentin krizën e bardhezinjtë. Pas 8 javësh kampionat Juventus renditet në vendin e 7 me 13 pikë, 7 më pak se Napoli dhe Atalanta që ndajnë vendin e parë të Seria A. Sa i takon Atalanta-s të besuarit e Gasperinit fituan 1-0 kundër Fiorentinës. Për të bërë heroin e tre pikëve mendoi Lookman.

Ndërkohë Real Madri për herë të parë në këtë sezon nuk ia del që të fitojë një ndeshje. Në javën e 7 të La Liga-s ‘galaktikët’ janë ndalur në një barazim 1-1 kundër Osasuna-s. Në ‘Bernabeu’ kampionët në fuqi kaluan të parët në avantazh me Vinicius Junior, ndërsa barazuan me Garcia-n në pjesën e dytë.

Në minutën e 78 u mendua se Reali fitoi ndeshjen, pasi Osasuna mbeti me 10 lojtarë, por Benzema nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për rrjedhojë të këtij barazimi Real Madrid humbi vendin e parë pavarësisht se ka kuotë të barbartë pikësh me Barcelonën, 19, por katalanasit kanë golavarazh më të mirë.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër