Juventus ka zbuluar logon e re të klubit sot në Muzeun Kombëtar të Shkencës e Teknologjisë Leonardo Da Vinci, në Milano, duke bërë një ndryshim dramatik nga stema tradicionale.
 
Presidenti Andrea Agnelli e ka cilësuar si një erë e re për klubin, e lidhur me ndryshimet në botën e marketingut.
 
“Logoja e re përcakton një ndjesi përkatësie dhe një stil që na lejon të komunikojmë mënyrën tonë të ekzistencës”, shkruan Agnelli në Twitter.
d.i./Shqiptarja.com