Juventusi mund 3-1 në “Allianz Stadium” Romën dhe “fluturon” në gjysmëfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me fituesen e çiftit Milan-Torino. Bardhezinjtë mbyllin llogaritë e kualifikimit që në 45 minutat e para ku shënuan fillimisht Cristiano Ronaldo. Portugezi me golin e djeshmen ka realizuar në 15 nga 17 kompeticionet që ka marrë pjesë. Më pas tundën rrjetën edhe mesfushori Bentancur që zhvilloi një ndeshje perfekte dhe në fund mbrojtësi Leonardo Bonucci. Ajo që mundi të bënte Roma ishte vetëm një gol me ndihmën e Buffon.
Në Premier League, Manchester United nuk po ngre kokë. Pas humbjes ndaj Liverpool “djajtë e kuq” u mposhtën edhe në “Old Traford” nga Burnley 0-2. Wood dhe Rodriguez ishin autorët e golave për miqtë.
Tottenham i Mourinhos rikthehet tek fitorja pas disa ndeshjesh. Me golat e Dele Alli dhe Son gjelat e Londrës mposhtën 2-1 Norwich dhe janë vetëm 6 pikë larg zonës Champions. Fitore siguroi edhe Leicester 4-1 ndaj West Ham.
Në Spanjë Real Madrid dhe Barcelona avancojnë për në 1/8 e Kupës së Mbretit duke eliminuar ekipe amatore. Real fitoi 3-1 në transfertë ndaj Unionistas de Salamanca me golin e Gareth Bale, një autogol dhe rrjetën e Brahim Diaz.
Ndërsa francezi Antoine Griezmann shpëtoi Barcelonën. Katalanasit mposhtën me shumë vështirësi 2-1 Ibizan që shënoi e para me Caballe por më pas Griezmann në minutat 72 dhe kohën shtesë vendosi kualifikimin.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.1%
-
Të gabuar
4.2%
-
S'më intereson
9.7%
Vota total: 1120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Refuzoi Shqipërinë, Brajan Grudën e duan në Premier League
16 Korrik, 18:31
-
VIDEO/ Me vetëm tre fjalë, Mbappe kopjon Ronaldon në prezantimin te Real Madrid
16 Korrik, 17:39
-
Prezantim ëndrrash i Mbappe-s te Reali, zotimi i francezit: Jap jetën për klubin, emocionohem nga nëna ime që qan
16 Korrik, 14:55
-
Zyrtare/ Joshua Zirkzee, lojtar i ri i Manchester United
14 Korrik, 21:57
-
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo zero gola, Wenger: Ky është ligji i jetës, asgjë konstante
7 Korrik, 15:28
-
Ja çfarë njoftoi Ronaldo pas eliminimit nga Franca
6 Korrik, 22:49
-
Euro 2024/ Fundi i një legjende, Cristiano Ronaldo vendos rekord negativ
6 Korrik, 18:55
-
Cristiano Ronaldo: Ky, Evropiani i fundit që luaj! Heroi Costa, vendos rekord në Euro 2024
2 Korrik, 14:25
-
Euro 2024/ Cristiano Ronaldo dhe rutina te Portugalia! Banjo akulli në 2 të mëngjesit dhe stërvitje në dush
1 Korrik, 18:49
-
Zyrtare/ Chelsea prezanton sulmuesin e Barcelonës, kontratë 6-vjeçare për spanjollin
1 Korrik, 17:38
-
Befasia e Euro 2024, sulmuesi i Gjeorgjisë 'zbret nga froni' Armando Brojën! West Ham heq dorë nga sulmuesi i Kombëtares
30 Qershor, 19:22
-
Shtatë rekordet e Evropianit në fazën e grupeve, Ramadani mes 'yjeve' si Yamal dhe Cristiano Ronaldo
27 Qershor, 16:31
Ky Kapxhiu gazetar serioz, me pelqen
Përgjigju